Futboll Sport

Botërori 2018/ Ndeshja kundër Serbisë, e fut djalin e Vucic në një skandal të madh

Gjithçka do të kishte kaluar pa rënë në sy, nëse nuk do të bëhej fjalë për personat që e shoqëronin në stadium. Sipas asaj që raportojnë mediat e ndryshme Danilo shoqërohej nga dy persona me rekorde të theksuara kriminale dhe që bëjnë pjesë në klanet mafioze të Serbisë, Milan Krasić dhe Aleksandar Vidojević.

Krasić (29), është pjesëtar i grupit famëkeq “Alcatraz” dhe është dënuar me 15 vjet dënim për shkak se akuzohet për vrasjen e tifozit të ekipit të Partizanit të Beogradit, Ivan Perovic, ngjarje e ndodhur në vitin 2011. Ajo që bën përshtypje është fakti që verdikti i gjykatës është anuluar dhe pritet që gjykimi të rinisë nga e para, ndërkaq që Krasić shëtit pa problem nëpër gjithë Evropën.

Vidojević, i cili njihet edhe me pseudonimin Aca Rosavi, është personi tjetër që shoqëronte djalin e presidentit në këtë ndeshje dhe bëhet fjalë për një individ me rekorde të theksuara kriminale dhe pjesëtar i grupit famëkeq të Aleksandar Stankovic. Sipas asaj që raportohet nga mediat serbe, të gjithë këta persona kanë udhëtuar me charter deri në Samar, dhe në të njëjtin avion ndodheshin edhe dy ministra të qeverisë së Serbisë. Edhe pse akuzat janë shumë të rënda dhe mund të komprometojnë autoritetet serbe, ata ende nuk kanë dhënë një shpjegim për këtë çështje.

Zvecan, 20. 1. 2018. – Predsednik Srbije Aleksandar Vucic obilaskom manastira Banjska kod Zvecana poceo je posetu Kosovu u kojoj ga prate i direktor Kancelarije za Kosovo i Metohiju Vlade Srbije Marko Djuric i sef Bezbednosno informativne agencije Srbije Bratislav Gasic. (BETAPHOTO/SASA DJORDJEVIC/EV)

Related posts

Braktisën ndeshjen, tifozët e Partizanit jashtë stadiumit: Duam titullin, jo të luani për të tjerët! (VIDEO)

Sadik.Autor

Lucas Biglia rikthehet dhe është i gatshëm për finalen e Kupës?

Sadik.Autor

E PAZAKONTË/ Grabitet në Francë maskoti i Botërorit të femrave

Delo.autor

Leave a Comment