Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Reali i Madridit tenton TRANSFERIMIN e IBRËS në JANAR

Gol dhe një asist në transfertën e Minesottas ku nuk duhej gabuar, me LA Galaxy që triumfuan 3-1. Zlatan Ibrahimovic vijon të jetë protaganonist duke bërë diferencën në fushën e blertë, por njehërazi dhe jashtë saj ku spekulimet më të fundit e asociojnë të ardhmen e tij me një rikthim në Europë. Në këtë mënyrë merkato e janarit duket se projekton transferimin e gjigandit suedez dhe siç deklaron vet karizmatiku Ibra pa modesti, të gjitha klubet e mëdha ëndërrojnë shërbimet e tij.

Në të vërtetë në listën e atyre që flirtojnë me 37-vjeçarin këtë janar janë Los Blancos, të cilët pas sinjaleve shqetësuese që po marrin me ecurinë e deritanishme po projektojnë afrimin e Ibrës për të paktën 6 muaj, pra deri në fund të sezonit. Ideja e integrimit të Ibrahimovic në organikën e Realit të Madridit është entuziasmuese për drejtuesit e klubit madrilen. Ibrahimovic, që zgjodhi MLS pas dëmtimit që pësoi me United, që rezultoi një kalvar i gjatë deri në rikuperimin total, numëron tashmë 22 gola në 25 takime që ka zhvilluar me Los Angeles Galaxy, dhe numrat e tij dot ë ishin një avantazh për Realin, me suedezin që nuk e ka specifikuar nëse ekseperienca e tij me klubin amerikan do të vijojë edhe për sezonin e ardhshëm. Oferta e Realit rezulton të jetë gjithnjë tunduese dhe joshëse, ndaj ekuilibrat mund të përmbysen dhe letrat të ndryshojnë në tavolinë. Ibra madrilen, mund të jetë shumë shpejt realitet!

Related posts

PAMJET/ Protagonist në La Liga, Myrto Uzuni ndëshkon Almerian, gol i sulmuesit kuqezi

F.autor

SHIFRAT / Zbulohet kontrata e re e Mavrajt në Greqi, sa shumë klauzola për rrogën

Isa.Autor

LIVE/ Milan-Torino, fantastik Ibrahimoviç. Suedezi vulos kualifikimin e kuqezinjve

F.autor

Leave a Comment