Futboll Sport

Botërori 2018/ Rusia reagon pas akuzave amerikane për doping

Doktori i kombëtares së Rusisë reagoi ashpër ndaj pretendimeve amerikane se futbollistët kanë treguar një formë të ajshtëzakonshme vetëm sepse kanë përdorur substanca të palejueshme.

FIFA refuzoi që të jepte informacion në lidhje me testitet e bëra në këtë turne, por mjeku Eduard Bezuglov hodhi poshtë këto akuza. Deklarata e zyrtarit të anti-dopingut erdhi për faktin se në 2016 nga 1000 atletë rusë të kapur me doping, 33 prej tyre ishin futbollistë.

“Jam gati të vë bast një shishe qumështi se anglezët nuk kanë dhënë kampionë për analiza kaq shpesh. Kështu, njerëzit duhet që të përqendrohen te vetja e mos të kenë frikë”, tha Bezuglov

Rusia do të përballet në takimin e fundit të Grupit A me Uruguain ditën e hënë.

Shkëlqimi i organizatorëve rusë, të cilët e arritën kualifikimin falë fitoreve të mëdha ndaj Arabisë Saudite dhe Egjiptit, në fakt ka sjellë reagime të ashpra në Shtetet e Bashkuara, ku prej kohësh marrëdhëniet me Rusinë nuk janë pozitive në nivel politik. Për ta bërë situatën akoma më të tensionuar ka menduar drejtori i agjencisë anti-doping (USADA), Travis Tygart, i cili ka kërkuar kontrolle më të rrepta për lojtarët e ekipit vendas në Kupën e Botës.

Arsyeja? Ajo klasikja kur bëhet fjalë për raste të tilla, kur një ekip vrapon shumë pa ndikuar në nivelin atletik të ndeshjes, duke shtuar edhe përmirësimin e papritur në rezultatet dhe në performancën e një ekipi kombëtar që mbërriti në këtë kompeticion mes një skepticizmi në rritje dhe disa humbje në ndeshjet miqësore: “Rusia duhet t’i nënshtrohet testeve më të thelluara – tha Tygart – një përmirësim i papritur i performancës duhet të monitorohet me kujdes për të garantuar për publikun seriozitetin dhe pastërtinë e një edicioni të tillë siç është Botërori “.

Related posts

MERR FUND DILEMA PËR TË ARDHMEN E COUTINHOS/ Barcelona vendos të mbajë yllin brazilian deri më…

Delo.autor

“ISHTE LUFTË, NJË SHOK TOTAL”/ Broja rrëfen makthet e dëmtimit: Periudha më e keqe e jetës

F.autor

DEKLARON SE KA NJË ARMË NË DISPOZICION/ Sarri: Ai është një mesfushor i kompletuar, duke…

Delo.autor

Leave a Comment