Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Botërori 2018/ Sigurimi rus nuk të fal, ndalon maskotën e Brazilit “Kanarina Pistoletë”

“Ndaloni Kanarinën Pistoletë”. Të mund t’i përgjigjesh urdhrit të shefit pa qeshur është e vështirë, sidomos kur bëj pjesë në grupin e punonjësve të sigurisë të hotelit ku qëndron kombëtarja e Brazilit.

Bashkë me kombëtaren që zbarkoi në Moskë dje në mbrëmje ishte edhe maskota “Kanarina Pistoletë” që i shoqëron kudo lojtarët. Verdhejeshilët do të ndeshen nesër kundër Serbisë në “Spartak Arena”. Por duke qenë se “Kanarina Pistoletë” nuk kishte lejekalimi në ato orë të vona të natës, punonjësit e sigurisë ndërhynë dhe e bllokuan atë, e më pas e nxorën jashtë hotelit.

Duket se federata braziliane e futbollit kishte menduar se maskota e tyre ishte e famshme edhe në Rusi, por asnjë nga punonjësit e sigurimit nuk e njihte. Gjithsesi “kanarina Pistoletë” e kaloi kohën duke zbavitur tifozët e tjerë, të cilët ishin grumbulluar rreth hotelit e po këndonin. U desh ndërhyrja e punonjësve të federatës braziliane, që maskotës t’i jepej leja që të futej në hotel.

 

Related posts

DREJT LARGIMIT NGA ITALIA/ Elseid Hysaj do të transferohet në janar tek ekipi…

Delo.autor

Objektivi ‘Champions’, 5 ndeshjet e ardhshme përcaktojnë sezonin e Interit

Q.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ronaldo do ta braktisë Manchester United në fund të sezonit, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment