Futboll Seria A Sport

21-VJEÇARI VAZHDON TË SHKËLQEJË TEK MILAN/ Mesfushori Benaser ka “harruar” kartonët

Sezoni i kaluar i Ismael Benaserit ishte përtej pritshmërive, aq sa për mesfushorin erdhën oferta prej më shumë se 50 milionë eurosh.

Paraqitjet e tij kanë qenë po aq pozitive edhe sivjet kur ai është shndërruar në një garanci për formacionin e sidomos regjinë e mesfushës. Përveç lojës, algjeriani ka shënuar rritje në personalitet.

Ai ka ulur ndjeshëm numrin e faullave që vitin e kaluar i shkaktuan 14 kartonë në 31 prezenca me fanellën e Milanit. Ecuria e 21-vjeçarit në 9 prezencat e para sezonale (në kampionat dhe në Ligën e Europë) nuk ka regjistruar ende asnjë karton, çka e ka bërë edhe më pozitiv bilancin e tij deri në këtë moment.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Pirlo trajneri i ri i Juventus, do ketë nën urdhrat sulmuesin e Shqipërisë

Delo.autor

Serie A/ Verona sfidon Napoli-n dhe tabunë “San Paolo”

Q.Autor

BOTËRORI 2022/ Në maj drejtoi finalen e Ligës së Europës, në “Air Albania” gjykon Shqipëri-Poloni. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment