Futboll Sport

Botërori, në Rusi zhvillohen kurse buzëqeshje për rusët e “egër”

Me organizimin e Kampionatit Botëror, Rusia ka siguruar një invazion të vërtetë turistik. Një shans perfekt për Rusinë që të zhdukë përgjithmonë atë stereotip, ndaj të cilit duket se beson edhe vetë qeveria ruse. Në fakt, sipas asaj që raporton “BBC”, shumë institucione publike kanë zhvilluar kurse për t’u mësuar të punësuarve të tyre, se si të buzëqeshin më bukur.

Sipas të njëjtave burime, këto kurse janë realizuar për të përgatitur më së miri stafin që do të jetë në kontakt me shumë turistë të huaj gjatë javëve të Botërorit. Për këtë arsye, në këto trajnime kanë marrë pjesë persona që punojnë masivisht në transportin publik, metro e trena, të cilëve u është sqaruar se si të qeshin më shpesh në mënyrë të tillë për të mposhtur stereotipin negativ që përshkruan rusët si njerëz të ashpër dhe jo mikpritës, sikurse spjegon edhe psikologia, Elnara Mustafina.

“Rusët zakonisht nuk buzëqeshin, për këtë arsye ata ngjajnë si jo miqësore. Do të jetë e nevojshme të mposhtet ky zakon”, deklaroi ekspertja.Një tentativë gati admiruese kjo e institucioneve publike ruse, që në të vërtetë po bëjnë gjithçka, për të bërë që tifozët e shumtë të huaj të ndihen rehat, gjatë Botërorit. Mendohet që numri i turistëve në Rusi gjatë Kupës së Botës 2018 të arrijë në 1.5 milionë. E nëse është i domosdoshëm një kurs për të mësuar se si të buzëqeshin, nami për rusët mbase nuk është edhe aq i tepruar.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Milan bën goditjen e dytë, arrihet marrëveshja me ish-lojtarin e Juventus…

Delo.autor

TRANSFERIMI NË SERIA A/ Flet menaxheri i FIFA-s: Messi te Inter? Me Ronaldon ndodhi që…

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Partizani: Tension dhe spektakël, KUQEZINJTË e mbyllin në avantazh pjesën e parë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment