Futboll Sport

Botërori/ Transformon burgjet e Moskës, ja çfarë i pret huliganët anglez

Kundërshtari politik i Putin, Alexei Navalny, ka befasuar së fundmi me disa deklarata të tij. Në rrjetet sociale ai ka shkruar se burgjet e Moskës janë transformuar në kabina të klasit të parë, me qeli të pajisura me ekrane gjigantë dhe hekura të pikturuara.

 

Navalny pohon se këto qeli janë posaçërisht për tifozët anglez të cilët priten të shkaktojnë trazira në “Rusi 2018”. Ai gjithashtu shton se këto masa janë marrë nga Putin për të bërë figurë të mirë para anglezëve dhe jo vetëm.

 

“Në të gjitha qelitë kanë bërë riparime dhe përshtatje në stilin europian, duke pikturuar hekurat rrethues dhe në vend të vrimave në dysheme, kanë instaluar ËC. Kanë vendosur dyert dhe kanë shpërndarë shumë topa futbolli. Tani hahet më mirë se në restorante, madje ka edhe një kamarier, një kadet i shkollës së policisë që sillet vërdallë nëpër burg, duke shpërndarë menu dhe njëlloj si në aeroplan, të burgosurit mund të zgjedhim mes dy varianteve. Madje ekziston edhe opsioni hallall, ndërsa mes ëmbëlsirave është tiramisu”, tregon opozitari i Putin.

“Meqenëse të punësuarit nuk flasin anglisht, kanë angazhuar si stazhiere student të universitetit të gjuhëve të huaja të Moskës, që mbajnë veshur uniforma speciale, diçka mes policeve dhe stjuardesave. Gjëja më e çuditshme është që nëpër qeli kanë instaluar ekrane me kristale të lëngshme, në mënyrë që të arrestuarit të mund të shohin ndeshjet. Atyre që dalin nga burgu u jepet dhuratë, ose një libër me ligjet ruse”, shkruan Navalny, që sot u la i lirë pasi kishte qëndruar 30 ditë në arrest administrative, për shkak të protestave të 5 majit.

Related posts

DËMET E SHKAKTUARA NË “AIR ALBANIA”/ Vendosen në pranga tre shtetas, 9 shpallen në kërkim

Delo.autor

SUPER MERKATO/ JUVENTUSI ofron një “MAL” me para për sulmuesin e LIVERPOOLIT

Isa.Autor

E DHIMBSHME/ Legjenda e futbollit SHQIPTAR në “luftë” me VDEKJEN

Isa.Autor

Leave a Comment