Futboll Premier League Sport

Heroi i Gjermanisë, kërkon të ringjallë karrierën në Premier League

Mario Gotze, njeriu që i dha Gjermanisë Kupën e Botës në vitin 2014 dëshiron të shkojë në Angli për të ringjallur karrierën e tij. Një varg i klubeve të Premier League janë paralajmëruar për disponibilitetin e Gotze për t’u larguar nga Borussia Dortmund këtë verë. Arsenali, Everton dhe West Ham janë në mesin e klubeve që kanë treguar interes për 26-vjeçarin.

Gjithashtu edhe Leicester dhe Neëcastle kanë bërë pyetje paraprake për Gotze, i cili do të kushtojë rreth 18 milionë sterlina. Gotze fitoi vëmendjen e të gjithë botës kur shënoi golin në kohën shtesë në Botërorin e Brazilt në vitin 2014 duke fituar mbi Argjentinën, por ai ka duruar katër vjet të vështira që nga ajo kohë.

Pjesa tjetër e kohës së tij në Bayern Munchen nuk ka shkuar sipas planit dhe kthimi i tij në Borussia Dortmund ka provuar të mos jetë ‘përralla’ që ai kishte shpresuar, duke e lënë atë ta shohë me interes një lëvizje në Premier League për të ringjallur karrierën e tij. 26-vjeçari nuk arriti të rimarrë formën e magjisë së tij të parë që pati nën drejtimin e Jurgen Klopp, pasi u pengua nga dëmtimet dhe pastaj një sëmundje metabolike e cila e kapi në shkurt 2017 dhe përfundoi sezonin e tij.

Sëmundja shkaktoi lodhje dhe shtim në peshë. Ai u kthye në korrik të vitit të kaluar dhe tregoi ‘ndezje’ të aftësisë së tij në sezonin e kaluar, por jo të mjaftueshme për të fituar një vend në skuadrën e Gjermanisë për Kupën e Botës të kësaj vere. Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low u shpreh: “Nëse një lojtar shënon golin vendimtar në finale në një moshë kaq të re, mund të jetë një ‘barrë’ më vonë. Ky sezon nuk ishte ai që ne të gjithë dëshironim nga Mario Gotze. Ai thjesht nuk kishte formën e tij. Është një vendim i vështirë, por shpresoj se ai do të kthehet”.

Related posts

LIVE/ Islandë-Shqipëri, Bala shkakton faull në favor të vendasve

Delo.autor

KUALIFIKUESET E EUROPIANIT/ Panucci: Objektivi ynë është fitorja, të përpiqemi ta…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Mungojnë detajet e fundit, Inter pranë marrëveshjes me yllin e Cagliari-t…

Delo.autor

Leave a Comment