Futboll La Liga Sport

Casemiro përzgjedh rivalin e vet te Barcelona, si më të mirin në botë

Mesfushori i Brazilit dhe Real Madridit, Casemiro, emëroi Sergio Busquets të Barcelonës si më të mirin në botë, në pozitën e tij. Ylli brazilian dhe ai spanjoll janë shumë të njohur me njëri-tjetrin, duke qenë se janë përballur shumë herë si lojtarë, për Real Madridin dhe Barcelonën.

Real Madridi mori më të mirën ndaj Barcelonës në katër takimet e sezonit të kaluar, ndonëse një fitore e jashtëzakonshme e Blaugranëve në kampionat i ndihmoi ata në fitimin e titullit të La Liga-s. Dhe Casemiro, duke u përgatitur për ndeshjen e radhës të Brazilit në Kupën e Botës, kundër Meksikës, të hënën, vuri në dukje mesfushorin rival, Busquets, kur u pyet se cili ishte më i miri në botë në pozicionin e tij.

26-vjeçari tha se spanjolli ndërkombëtar, ekipi i të cilit përballet me Rusinë në 1/8 finale të Botërorit, ishte mesfushori më i mirë mbrojtës në botë. “Nuk ka shumë lojtarë, që mund të zgjedh në pozicionin tim, por nëse duhet të evidentoj një, atëherë do të emëroj Busquets, – tha Casemiro në një konferencë shtypi. – Ai është më i miri në botë dhe unë kam shumë admirim për të, ka shumë cilësi. N’Golo Kante dhe Paul Pogba janë, gjithashtu, shumë të fortë”.

Nëse Casemiro dhe Busquets do të përballen në Rusi, kjo do të ndodhte në finale, me brazilianin që do të duhej të kalonte nëpër Kante, Pogba dhe Francën në gjysmëfinale, për të arritur atje.

Related posts

MOMENT GAZMOR/ Ronaldo rrëshqet në stërvitjen e Portugalisë, shokët e ekipit e tallin, por CR7… (VIDEO)

Delo.autor

NDALET ME BARZIM/ Kukësi eliminohet nga Europa League

Delo.autor

E BUJSHME/ Solli CR7 tek Juventus, drejtori sportiv mund të largohet këtë muaj nga “bardhezinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment