Futboll Premier League Sport

Cesc Fabregas flet për De Bruyne, por “thumbon” edhe Conte-n

Cesc Fabregas ka akuzuar trajnerin e Chelsea-t Antonio Conte për keq-menaxhim.

Fabregas po analizonte ndeshjen e Kevin De Bruyne gjatë fitores 3-0 të Belgjikës ndaj Panamasë për BBC Sport, ku lojtari i Manchester City-t luajti në një rol më të tërhequr.

“Sidomos për Belgjikën tani, De Bruyne luan pak më thellë,” shpjegon spanjolli.

“Nuk jam një simpatizant i kësaj pasi ai mund të japë shumë në fazën sulmuese dhe mendoj se ai nuk po shfrytëzon në maksimum potencialin e tij.

“Ai duhet të jetë i disiplinuar, kjo më ka ndodhur edhe mua në dy vitet e fundit…

“Është sikur t’i thuash lojtarit tënd më kreativ të mos jetë kreativ.”

Ish-trajneri i Italisë e ka futur në një rol më të tërhequr Fabregas bashkë me N’Golo Kante sezonin e kaluar pas largimit të Matic.

Related posts

DOPIETË NDAJ TIRANËS/ HEBAJ befason pas TRIUMFIT: E pranoj…

Isa.Autor

Iniesta: Kthimi i Neymar? Jo, blerja e madhe do të ishte ai

Sadik.Autor

SKANDAL/ Presidenti i Besëlidhjes ofendon albitrat në miqësoren ndaj Vllaznisë, njëri prej tyre braktis takimin

F.autor

Leave a Comment