Futboll Kategoria Superiore Sport

“EKIPI KA TREGUAR KARAKTER ME KËTË NDESHJE”/ Trajneri Egbo: “Selman Stërmasi” është shtëpia, por…

Trajneri i Tiranës Emanuel Egbo u shpreh tejet i kënaqur me fitoren e gjashtë radhazi në kampionat duke përmbysur që në pjesën e parë Teutën nga 0-1 në 2-1.

Tekniku nigerian u përgjigj në lidhje me debatin se disa ndeshje me rëndësi të veçantë duhet të zhvillohen te stadiumi “Air Albania”, ndërsa konfirmoi se “Selman Stërmasi” mbetet shtëpia e Tiranës.
“Fitore me përmbysje ndaj Teutës – Ekipi ka treguar karakter dhe personalitet me këtë ndeshje. Arritëm ta përmbysnim ndeshjen në pjesën e parë. E vlerësuam maksimalisht Teutën, sepse e kemi rival direkt, donim të merrnim vendin e dytë. E dimë që Teuta luan e ekuilibruar. Jemi ekipi i parë që e përmbysim rezultatin që në pjesën e parë. Me 12 gola të pësuar nuk ishin ekip i lehtë për të luajtur.

Goli i tretë i sigurisë – U thashë dhe në pushim. Kur janë me 10 lojtarë, duhet të bëjmë më shumë presion. Pas golit të tretë, mund të vinin dhe trajnerë të tjerë. Rëndësi ka që 3 pikët na takojnë.

Sfida në ‘Air Albania’ dhe gabimi te goli i parë i ish-lojtarit të tij Stivi Frashëri– Edhe unë kam qenë portier, nuk ndihesh mirë kur kam bërë gabime. Gjithmonë kur bën gabime të tilla nuk vjen mirë. Ai (Frashëri) ka qenë lojtar kyç te Teuta-Laçil. Kështu është futbolli, nuk jam I lumtur që ai pësoi dy gola. ‘Selman Stërmasi’ është shtëpia, por disa ndeshje kanë rëndësi të veçantë”, përfundoi trajneri i Tiranës Emanuel Egbo.

Related posts

SHKËLQEN YLLI TUCI NË KAMPIONATIN KROAT/ Sulmuesi i Shpresave barazon shifrat ndaj Hajduk Split (VIDEO)

Delo.autor

“AJO QË PAMË NË LONDËR…”/ Capello i ashpër me Juventusin: Chelsea u dha leksion futbolli

Delo.autor

“Futboll për miqësi”. Projekti që bashkon fëmijët e gjithë botës

Sadik.Autor

Leave a Comment