Futboll La Liga Sport

Çështja e nxehtë “Griezmann”/ Barcelona-Atletico, brenda javës mësohet fituesi

Ylli i Atletico Madridit Antoine Griezmann pritet nga dita në ditë të vishet me fanellën e Barcelonës.

Sulmuesi francez nuk e ka fshehur dëshirën që të luajë në “Camp Nou”, por drejtuesit e Atleticos nuk do të pranonin të dorëzoheshin përballë presionit katalanas. Mësohet se “El Colchoneros” i kanë ofruar rinovim kontrate. Ndërsa pala katalanase po ngulmon për të blerë një tjetër lojtar të spikatur të “Rojiblancos”, por duhet të paguajnë klauzolën e largimit prej 300 milion €.

Futbollisti nga ana tjetër në mision me kombëtaren e “Gjelave” ka njoftuar se çështja e tij do të marrë përgjigje këtë javë.

” Është mirë që po interesoheni! Ka dhe një javë kohë. Mendoj se do ta zbulojmë të vërtetën brenda kësaj jave”, shprehet sipas “Sports Mole” sulmuesi 27-vjeçar i kampionëve të Europa League.

Related posts

FESTA “BARDHEBLU” NUK KA FUND/ Shikoni si dhomat e zhveshjes kthehen në “party” (VIDEO)

Delo.autor

ÇMIMET E LOJTARËVE/ Shefi i Premier Ligës: Llogaritja e FIFA-s është qesharake

Isa.Autor

REAL MADRID ME “5 YJE NË CHAMPIONS/ Arsenal triumfon dhe konsolidon pozitat në G8

F.autor

Leave a Comment