Futboll Premier League Sport

Epoka “Guardiola” te Barcelona ka mbaruar, kështu thotë trajneri i Manchester Cityt

Pep Guardiola e ka mbyllur përfundimisht kapitullin e tij e Barcelona.

Tekniku katalanas i Manchester Cityt ka folur për të kaluarën dhe të ardhmen e tij si dhe debatin e fundit me lojtarin e tij Yaya Toure. Por, fituesi i dy Ligave të Kampioneve me Barçën sheh përpara në horizont.

” Koha ime atje (te Barcelona) si trajner mbaroi sepse nuk jam i njëjti trajner që kam qenë atëhere, edhe mënyra se si ata më shohin mua s’është e njëjtë (Barcelona). Përse e lashë Barçën? Nuk më ka mbetur asnjë peng. E pata këtë ndjesi pas katër vitesh pune të mrekullueshme. E pata detyrim të shkoja diku tjetër dhe kam bërë shumë mirë.

Nuk jam shumë i dehur nga çfarë po ndodh atje (te Barcelona), por Barça e Valverdes ka luajtur shumë mirë. Messi? Ai është unik. Toure thotë që jam racist? Kjo është gënjeshtër dhe ai e di këtë. Ne ishim bashkë për dy vite dhe vetëm tani e thotë këtë gjë. Kurrë nuk ma ka thënë këtë në fytyrë”, deklaron në një intervistë të gjatë për TV3 trajneri i kampionëve të Anglisë.

 

Related posts

DËMTIMI E MBAN LARG FUSHAVE/ Portieri i Shqipërisë kurohet te doktori kombëtares dhe Juventusit

Delo.autor

FRIKA NGA BURGU/ Rrëfehet ish modelja: RONALDO më dha 4000 euro për një…

Isa.Autor

SFIDA ME TOTTENHAM NË FINALEN E CHAMPIONSIT/ Mane “kërcënon”: Jemi përgatitur për…

Delo.autor

Leave a Comment