Futboll Premier League Sport

Chelsea bën gati 35 milionë euro për mbrojtësin e Atletico Madrid

Ashtu si bën të ditur “Sky Sports”, Chelsea është interesuar seriozisht për të marrë mbrojtësin e Atletico Madrid, Stefan Savic, gjatë merkatos së verës, por duhet të mposhtë konkurrencën e Juventus, që gjithashtu është i interesuar për të.

Futbollisti serb kushton rreth 35 milionë euro dhe ka kërkuar të largohet nga skuadra e Simeone, pasi në momentin që klubi spanjoll rinovoi me uruguaianin Jimenez, ai rrezikon të përfundojë në stol.

Juventus ka pasur kontaktet e para me Savic, por edhe nëse humbet këtë duel, Chelsea mund të marrë masa duke kërkuar Daniele Rugani, pikërisht futbollisti që do të ketë më pak hapësira te Juventus, nëse vjen Savic, i cili ka luajtur në Serie A me fanellën e Fiorentina.

Related posts

RONNEY NUK MBAN DOT NERVAT/ Godet me bërryl kundërshtarin dhe ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)

Delo.autor

Skënderbeu me sytë nga KAS, tashmë Daja duhet të bëjë motivatorin

Sadik.Autor

PRITEN TRE MIQËSORE LUKSI/ Partizani publikon axhendën, parashikohet përballja me…

Delo.autor

Leave a Comment