Futboll Premier League Sport

PLAS TEK ARSENALI/ Një fjalë e vetme e EMERY për OZIL po çmend ANGLINË

Unai Emery ka dhënë një përgjigje me një fjalë të vetme kur pyetet rreth Mesut Ozil ditën e shtunë, por kjo ka përhapur pafund thashetheme në median angleze. Duke folur për gazetarët pas ndeshjes së West Ham, Emery ka konfirmuar se ka folur me Ozil ditën e enjte, dhe aty ka mësuar rreth sëmundjes së fantazistit.

Doktori i klubit ka rekomanduar që 29-vjeçari të mos stërvitet të premten, dhe më pas u vendos që ai të mos përfshihej në skuadër për derbin e Londrës. Por historia në mediat është shumë ndryshe. Ata besojnë se Ozil është përjashtuar, ose është pyetur të ndryshojë pozicion, më pas ka shpikur sëmundjen.

Një gazetar ka pyetur Emery: “Kur fole me Ozil për strategjinë e ndeshjes së West Ham, mos kishte bërë në plan t’i ndryshoje pozicion?” Emery është përgjigjur me një: “Mbase,” që ka çmendur shtypin anglez.

The Guardian raporton se ai ka qenë momenti kur është prishur marrëdhënia mes Ozil dhe Emery. Duke shtuar dyshimet se gjermani nuk ka dashur të jetë pjesë e ekipit kur mori vesh se do ta niste nga stoli.

Related posts

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Magjistari izraelit: Isha përgjegjës për rastin e humbur nga Muller, u ula në…

Delo.autor

“KORONAVIRUSI” NDAL FUTBOLLIN NË ITALI/ Kryeministri Conte nuk di çfarë do të ndodhë…

Delo.autor

E ARDHMJA E “SUPER MARIOS” NË DYSHIM/ Balotellin e duan në Serie A, por problem mbetet…

Delo.autor

Leave a Comment