Futboll Seria A Sport

“ÇMENDEN” tifozët e INTERIT/ JUVENTUSI pranë firmës me lojtarin zikaltër

Juventus duket se është më pranë se kurrë për arritjen e marrëveshjes me lojtarin e Valencias, Joao Cancelo i cili ishte pjesë e zikaltërve të Interit. Problemet e shumta që Interi ka patur me financat kanë bërë që portugezi të mos ketë asnjë shans për të vazhduar tek kjo skuadër.

“Zonja e Vjetër” ka pëfituar nga ky fakt duke ofruar jo pak por 40 milionë euro për Valencian që zotëron kartonin e 24-vjeçarit. Formula që kampionët kanë zgjedhur për të arritur marrëveshjen është e tillë. 10 milionë euro do të paguhen që në fillim, ndërsa pjesa tjetër në një moment të dytë.

Ky lajm sigurisht që nuk iu ka pëlqyer tifozëve zikaltër të cilët e kanë të vështirë të pranojnë faktin që kundërshtari i tyre më i madh arrin akordin me ish-lojtarin e ekipit, futbollist cilësor dhe mjaft premtues për të ardhmen.

Related posts

KY MERITON BURGUN/ Ndërhyrje horror, sikur futbolli të ishte front lufte (PAMJE TË RËNDA)

Delo.autor

PO SHIJON PUSHIMET/ Max Verstappen, kampioni i F1 ka një avion privat 13 milionë euro

Delo.autor

U TURPËRUAN NGA SAMPDORIA/ Ja si NDËSHKOHEN lojtarët e NAPOLIT në…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment