Futboll La Liga Sport

Hierro SHPJEGON situatën: Jam trajner i rrethanave te Spanja, jo për shkak të…

Trajneri Fernado Hierro në një dalje publike për mediat ka sqaruar gjithçka në lidhje me situatën tek Spanja.

Çfarë do të bëni me De Gea pas gabimeve kundër Portugalisë?
Vendimi është në kokën time dhe e kam të qartë. Ne e shohim lojtarin të qetë dhe ai ka të gjithë besimin dhe dashurinë tonë. De Gea ka marrë kohën e tij, ka marrë oksigjen dhe e ka qetësuar kokën e tij.

Si po e përjetoni ardhjen tuaj aksidentale në stolin e Spanjës?
Unë do të jem i qartë, i sinqertë dhe shumë i drejtpërdrejtë, sepse e imponoj atë vetë. Unë jam trajner i Spanjës për shkak të rrethanave, jo për shkak të kurrikulës sime si trajner. Nuk e them këtë për shkak të përulësisë së rreme, është realitet dhe nuk mund ta mashtroj veten. Unë do ta gëzoj këtë situatë në baza ditore dhe nuk e di se çfarë mund të ndodhë më vonë.

Çfarë “prekjeje” të veçantë planifikoni t’i jepni ekipit?
Ky është një “minikonkurs” me shtatë ndeshje. Do të gaboja nëse do të thoja që do të jap diçka timen të veçantë. Ne tashmë e dimë se çdo trajner është i ndryshëm. Logjika e këtij kompeticioni është se ne nuk mund të ndryshojmë karakteristikat e lojtarëve. Këtu vlen: Fito, ose arrij sa më shumë të jetë e mundur. Detyrimi im është t’i bind djemtë, të shikojmë fytyrat e njëri-tjetrit dhe të përpiqemi me gjithë forcën tonë.

Historia thotë se situatat negative kanë përfunduar me sukses, ashtu si në Kampionatin Euopian të vitit 1992, me Danimarkën. Ndoshta ndryshimi në stol nuk gabon…
Askush nuk ka thënë se duhet të gabojë. Nuk ka asnjë nevojë për të ndaluar për të menduar për situatën. Nuk dua të flas më për të kaluarën. Unë e respektoj Julen, ai është një mik i ngushtë i imi dhe mes nesh, pa marrë parasysh se sa e vështirë ju duket, nuk do të gjeni asgjë.

A ishte kombëtarja e ndarë në lidhje me shkarkimin e Lopeteguit? A e keni dhënë mendimin tuaj si drejtor sportiv për këtë?
Ka qenë një përvojë, që më lejon t’i shikoj në sy të gjitha palët, sinqerisht. E dhashë mendimin tim dhe mbetem me ndërgjegje të pastër. Kam vepruar ashtu siç duhet, si drejtor sportiv.

A keni qenë në gjendje të flini, pasi jeni bërë trajner i Spanjës?
Tri ditët e para, pak… Nuk më dilnin orët për të parë sa më shumë video. Kur mbërrita këtu, vishesha me kostum dhe kravatë. Tani është ndryshe, të vishesh me tuta.

Cili rol është më i rehatshëm?
Tani nuk mund të përgjigjem. Janë dy punë të ndryshme. Më parë, më duhej të sigurohesha që gjithçka ishte e qetë, në vendin e vet. Kjo nuk i mërziste lojtarët, edhe pse isha si një polic i keq.

Diego Costa e ka mbyllur debatin për “9” te Spanja?
Ne jemi në debat të vazhdueshëm, si për “9”, ashtu edhe për pozicionet e tjera, deri te portieri. Është diçka, që nuk duhet të na shqetësojë. Është mendimi juaj (medias), por pastaj jemi ne, ata që marrim vendime.

A mendoni se Pique mund ta rishqyrtojë pozitën e tij për ta lënë kombëtaren pas Kupës së Botës?
Ka momente dhe momente. Mendoj se kjo është shumë personale. Në disa lloj vendimesh nuk duhet të ndërhyni.

A mendoni se Sergio Ramos është një pasqyrim i asaj që keni qenë si kapiten?
Pse duhet të krahasohemi? Sergio ka një personalitet, ka karakter dhe ai është duke e bërë më së miri detyrën si kapiten. Ai është një djalë me shumë vlera, i drejtë. Ne, gjithashtu, kemi Silva, Busquets, Piqué, apo Iniesta, të cilët mund të vihen në atë rol. Lojtarët tanë kanë kanë karakter, pjekuri dhe personalitet për të ecur përpara.

Related posts

NGA DASHURI NË URRJETJE/ Ja një tjetër arsye e largimit të Gareth Bale nga Real Madrid…

Delo.autor

Cungu: Jam i lumtur që munda Tiranën. Ja çfarë na duhet të dalim kampion

Isa.Autor

TEK PSG NUK JANË TË LUMTUR ME TUCHEL/ Drejtuesit e klubit francez marrin vendimin për të ardhmen e trajnerit

Delo.autor

Leave a Comment