Futboll Sport

Conte refuzon stolin e Real Madridit

Trajneri italian i Chelsea, Antonio Conte, ka hedhur poshtë mundësinë e drejtimit të Real Madridit, pas largimit të Zinedine Zidane dhe interesimit të krerëve të klubit kampion të Europës. Ky është lajmi i publikuar nga gazetari i njohur soportiv italian, Gianluca Di Marzio.

Megjithëse trajneri i “Blues” është i pakënaqur me sjelljen e drejtuesve të klubit nga “Stamford Bridge”, të cilët kanë lejuar zërat për dikë tjetër, që mund ta zëvendësojë, pa i përgënjeshtruar asnjëherë, Conte heziton të japë dorëheqjen me një vit të mbetur në kontratën e tij.

Largimi i Zinedine Zidane nga “Santiago Bernabeu” i ofroi ish-trajnerit të Juventusit dhe Italisë mundësinë e largimit nga perëndimi i Londrës, por Antonio Conte nuk është i sigurt nëse skuadra aktuale e Real Madridit do të jetë e hapur ndaj metodave të tij intensive të stërvitjes.

Ja lajmi i plotë i Gianluca Di Marzio, që shquhet për vërtetësinë e atyre që publikon: “Real Madridi ka kontaktuar me Conte, por ai dëshiron ta respektojë kontratën me Chelsea. Në orët e fundit ka pasur kontakte mes Real Madridit dhe trajnerit italian.

Një sugjerim i nisur nga gazetat e huaja, por tani për tani nuk është i zbatueshëm, duke pasur parasysh dëshirën e ish-trajnerit të Italisë për të respektuar marrëveshjen e tij me Chelsea. Real Madridi ka identifikuar te Conte profilin më të mirë për të zëvendësuar Zidane, por refuzimi erdhi nga trajneri i bluve të Londrës.

Ish-trajneri i kombëtares italiane përsëriti parimin e tij: nuk ka marrë komunikime nga Chelsea (për një shkarkim të mundshëm) dhe nuk ka ndërmend të marrë ai hapin e parë. Një pozicion që është bërë shqetësues më shumë për atë që është shkruar dhe thënë në media, se sa nga komunikimet e vërteta të bordit drejtues të “Blues”, çka e ka mërzitur mjaft trajnerin italian.

Dyshimi kryesor i Conte për stolin e mundshëm të Real Madridit do të ishte situata e vet, duke udhëhequr një grup jo të gatshëm për ato, që janë metodat e tij të punës. Një dhomë zhveshjeje në fakt është formuar dhe ndoshta nuk është e gatshme për të mirëpritur një trajner, me metoda të forta dhe vendimtare. Pra, duket e vështirë për të arritur një marrëveshje, të paktën për momentin”.

Related posts

CHAMPIONS/ Napoli i pandalshëm, skuadra italiane triumfon në Frankfurt

F.autor

Dënimet e UEFA-s ndër vite, Skënderbeu ka precedentin më të rëndë. Ja kush e ka pësuar më keq

Sadik.Autor

NUK RINOVOI KONTRATËN/ Titullari kuqezi do të lërë Milanin në fund të sezonit për skuadrën tjetër të Serisë A

F.autor

Leave a Comment