Futboll Sport

Cristiano Ronaldo i “vogël” në Europian dhe Botëror përballë të “mëdhave” (FOTO)

Cristiano Ronaldo është një makinë, që shënonpa fund gola, fiton ndeshje dhe grumbullon rekorde, që, për shembull, në elitën e ekipit kombëtar të futbollit, sfidojnë Puskas me 84 gola. 81 golat e tij me ekipin kombëtar portugez kanë lënë mbrapa sulmues të tillë të spikatur si Villa, Klose, Pelé, Drogba, Keane…

Por, ekiston një “mur”, që ende i reziston kapitenit të Portugalisë. Ai ka luajtur ndaj shtatë nga tetë kampionët botërorë, sepse nuk është ndeshur me Uruguaj. Diçka që mund të ndryshojë në këtë Kupë Bote, pasi është një gjë e mundshme.

Në 22 ndeshjet që ka luajtur kundër kombëtareve, të cilat kanë të paktën një yll në fanellën e tyre, ai ishte në gjendje të shënonte vetëm ndaj njërës: më 9 shkurt 2011, ndaj Argjentinës, si një rivale. Di Maria kaloi në epërsi Albiceleste, ndërsa CR7 vuri barazpeshën e përkohshme, para se Leo Messi t’u jepte fitoren të tijve në minutën e fundit.

Në pjesën tjetër të betejave me Spanjën, Gjermaninë, Francën (nga katër me secilën), Anglinë, Brazilin (nga tre), Italinë (dy) dhe një tjetër me argjentinasit ngeli duarbosh, s’e arriti dot rrjetën. Nga 150 ndeshje me Portugalinë, ai ka shënuar në 56 prej tyre, nga të cilat luzitanët e tij kanë fituar 47. Vetëm 5 ndeshje, kur ai ka shënuar, Portugalia nuk ka fituar. Por, në tri Kupat Botërore, ku ka marrë pjesë, ka shënuar vetëm tre gola: ndaj Iranit (2006), Koresë së Veriut (2010) dhe SHBA (2014).

 

Related posts

Aubameyang shënon supergol për Arsenalin

Q.Autor

DEKLARATA BEFASUESE/ Pirlo: Dhurata e RONALDOS për Juventusin shihet te…

Isa.Autor

DEKLARATA E BUJSHME E YLLIT BRAZILIAN/ Neymar: Them mjaft, ka ardhur momenti që futbolli…

Delo.autor

Leave a Comment