Futboll Sport

Ronaldo nis aventurën bardhezi, debutimi pritet në…

Cristiano Ronaldo ka zbarkuar në orët e mbrëmjes në aeroportin e Torinos, për të filluar zyrtarisht aventurën e tij si lojtar i Juventusit.

Ndonëse “transferimi i shekullit” ndodhi dy javë më parë, portugezi mbaroi sot pushimet, për të nisur tashmë punën si futbollist i Juventusit, pas 9 sezonesh te Reali i Madridit.

Gjashtë makina Jeep ishin vënë në pritje të Ronaldos, që prej 3 orësh, ndërsa rreth 30-40 tifozë kishin preferuar t’i uronin sërish mirëseardhjen në aeroport.

CR7 do të startojë nesër stërvitjen, së bashku me lojtarët e tjerë juventinë që ishin në “Rusi 2018”, si Dybala, Higuain, Douglas Costa, Juan Cuadrado dhe Bentancour.

Pjesa tjetër e skuadrës së Allegrit ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon ndeshjet e vlefshme për International Champions Cup dhe pritet të kthehet në Torino javën e ardhshme.

Gjithsesi Ronaldo do të vijojë me programin e diferencuar, për t’iu bashkuar grupit vetëm më datë 12 Gusht, ndërsa debutimi pritet të bëhet në transfertën ndaj Chievos në Verona, që përkon edhe me ndeshjen hapëse të Serisë A.

Related posts

E TRISHTË/ Futbolli anglez në zi, vdes nga sëmundje e rëndë ish-trajneri i Premier League

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E SARRIT/ Gati të kalojë në janar tek Manchester United sulmuesi…

Delo.autor

U TËRHOQ NGA FUTBOLLI/ Nderimi për Aguero-n: çmimi prestigjioz do të marrë emrin e tij

Delo.autor

Leave a Comment