Futboll Sport

Cristiano thyen rekordin e Puskas, sheh nga larg rekordmenin Ali Daei

Cristiano Ronaldo ka hyrë në histori si golashënuesi më i mirë europian në kompeticione ndërkombëtare, me golin e shënuar këtë të mërkurë ndaj Marokut.

Superylli i Portugalisë, kampione në fuqi e Europës, shënoi me kokë që në minutën e 4-t të takimit të vlefshëm për grupin B që po zhvillohet në Moskë, për të kaluar kështu ish-sulmuesin e Hungarisë dhe Spanjës, Ferenc Puskas, e për t’u ndalur përkohësisht në kuotën e 85 gola në 152 ndeshje të zhvilluara me përfaqësuesen iberike.

Ronaldo barazoi rekordin e Puskasit prej 84 golash, të arritur në vetëm 89 ndeshje, me trigolëshin e shënuar të premten e kaluar në barazimin 3-3 ndaj Spanjës.

Sulmuesi i Realit është tashmë i dyti mes golashënuesve të listës ndërkombëtare të të gjitha kohërave, por ka ende shumë rrugë për të bërë për të kapur vendin e parë, që mbahet nga Ali Daei me 109 gola në 149 ndeshje për Iranin.

Me golin e shënuar sot, Ronaldo kalon përpara Denis Cheryshev në garën për “Këpucën e Artë” të Botërorit të Rusisë, që shënoi gjatë fitores 3-1 të Rusisë ndaj Egjiptit, një ditë më parë.

Related posts

Cavani “humbet” sfidën me Neymarin, uruguajani drejt largimit nga parizienët

Isa.Autor

Franca tregon shenja të favoritit gjatë miqësores me Irlandën (VIDEO)

Sadik.Autor

“KAMBERI PO VIJON NJË FORMË TË SHKËLQYER”/ Trajneri Gerard: Meriton të nisë si titullar, më bën…

Delo.autor

Leave a Comment