Sport

UFC/ Kampioni i botës mendon tërheqjen nga sporti: S’ka rivalë për mua…

Kampioni i botës në peshën “light heavyweight” (pesha 83-94kg) në artet marciale mikse, Jon Jones, mund të tërhiqet nga sporti në moshën 32-vjeçare. Problemet personale, problemet e lidhura me antidopingun (2 herë pozitiv) si dhe mungesa e rivalëve të denjë për të, duket se do të detyrojnë kampionin amerikan të marrë një “pushim” 2-vjeçar.

Në një deklaratë në rrjetet socialet, kampioni i UFC-së tha: “Ndonjëherë mendoj të mos ngjitem më në kafaz. Të paktën për 2 vjet. Dua thjesht të stërvitem dhe më pas të kthehem sërish në këtë sport dhe të rimarr titullin”, shkruan Jones në “Twitter”.

“Nuk e di aspak se kush do të jetë rivali im i radhës dhe kur do të dueloj sërish. Të dueloj ndaj Dominic Reyes, siç kërkon UFC-ja, nuk kam asgjë për të fituar. Ajo që shoh është se po stërvitem fort, por më mungojnë rivalët. Duket sikur janë duele që më çojnë drejt largimit”, tha Jon Jones.

Related posts

E BUJSHME/ Milan po ndjek shembullin e “Të Kuqve”, gati partneriteti me kompaninë e Xhei Zi

Delo.autor

Leonardo i zhgënjyer/ Milani mentalitet prej vendi të 7-të, duhet të ndryshojmë

Isa.Autor

KUPA E ANGLISË/ Chelsea nuk përmbahet, realizon 4 gola në 33 minuta ndaj Chesterfield (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment