Futboll Sport

Davor Suker: Messi dhe Maradona mund të krahasohen vetëm nga gjatësia

Legjenda e Kroacisë Davor Suker ka insistuar se Diego Maradona dhe Lionel Messi nuk mund të krahasohen në prag të ndeshjes së Argjentinës me vendlindjen e tij.

“Ata të dy nuk mund të krahasohen vetëm nga gjatësia; futbolli është duke ndryshuar çdo 10 vite,” shprehet Suker për 24sata.

“Në kohën e Diego-s, topi ishte ndryshe, fushat nuk kanë qenë si tani.

“Dëgjoni, Diego fitoi Kupën e Botës, ndërsa Messi akoma jo, por Diego më kishte qejf se kemi luajtur bashkë.”

Megjithëse Kroacia fitoi ndeshjen e parë 2-0 ndaj Nigerisë, Suker kërkon që përfaqësuesja ballkanase të qëndrojë me këmbë në tokë.

“Akoma nuk kemi bërë asgjë, duhet të mbetemi të përqendruar,” shprehet ai. “Nuk ka kohë për eufori, Argjentina po vjen.”

Related posts

E FUNDIT/ Frikë në Itali prej COVID-19, kampionati i futbollit mund të anulohet

Delo.autor

DËSHTIMI ME VLERË 70 MILIONË EURO/ Ja vendimi që merr Milan për Piatek dhe Paqueta

Delo.autor

Zbulohet dëshira që Mourinho i ka shprehur drejtuesve të United…

Sadik.Autor

Leave a Comment