I pakategorizuar

De Gea jep lajmin e madh, vetëm një ekip mund të gëzohet

Ky është lajmi që tifozët e Manchester United donin të dëgjonin, tani do të kënaqen dhe do të vallëzojnë në rrugë. Raportet thonë se portieri David De Gea ka vendosur të qëndrojë në “Old Trafford” duke nënshkruar një kontratë të re me klubin, duke shfuqizuar bisedën e zakonshme të transferimit të Real Madridit, që duket se po afrohet për çdo merkato transferimi. Samuel Luckhurst nga “Manchester Evening News” thotë se spanjolli ka hedhur të zezën mbi të bardhë për një marrëveshje të re pesëvjeçare në “Old Trafford”. De Gea luftoi fillimisht për një vend në formacion, pasi u bashkua me United nga Atletico Madrid, pasi mori kohë për t’u përmirësuar në disa elementë të lojës në Premier League. Pas shtatë vjetësh De Gea është padyshim portieri më i mirë në futbollin botëror, duke prodhuar rregullisht paraqitje të mira ndërsa i ka shpëtuar “Djajtë e Kuq” në shumë e shumë raste.

Ai me meritë fitoi çmimin e Lojtarit të Vitit të Man United për 2017/2018 dhe gjithashtu fitoi çmimin e parë të Premier League të “Dorezës së Artë”, duke e mbajtur portën të paprekur në 18 ndeshje, në atë që ishte sezoni i tij më i mirë për të. Rëndësia e tij për United, nuk mund të përshkruhet dhe këtë e tregojnë statistikat e tij. ai thjesht është brilant, ndaj Real Madridi ka tentuar në disa merkato radhazi për të siguruar shërbimet e spanjollit që nga viti 2015. Jose Mourinho pritet të sjellë shumë fytyra të reja në skuadrën e tij për fushatën 2018/19, por në lidhje me portën, ai duket se ka përfunduar tashmë biznesin më të mirë këtë verë duke rinovuar me 27-vjeçarin, i cili konsiderohet si një ndër portierët më të mirë në botë. Tifozët e Man United do të presin shumë më shumë shfaqje frymëzuese në mes të shtyllave nga David De Gea.

Related posts

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Ja çfarë kanë vendosur gjigantët e Premier për pagat e stafit dhe punëtorët!

Delo.autor

​PAS ZËNKËS ME PERESIN/ Ramosi mban fjalim për skuadrën e Real Madridit duke i quajtu ca lojtarë: “Maskarenj…”

F.autor

LËVIZJET SEKSI TË SHAKIRËS/ “Tërbohen” fansat e bashkëshortes së Pique (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment