Futboll La Liga Sport

Dëmtimi, Lopetegui dhe Jordi Alba: Carvajal i tregon të gjitha

Disa nga lojtarët e Real Madrid e dinin që Julen Lopetegui do të zyrtarizohej si trajner i ekipit të tyre pas Botërorit “Rusi 2018”. Pasi, vetë tekniku 51-vjeçar u kishte treguar futbollistëve gjatë grumbullimit me përfaqësuesen e Spanjës. Drejtimin e së cilës e kishte deri një ditë para se të niste turneu.

Dani Carvajal në një intervistë për median rrëfeu disa detaje interesante nga biseda me teknikun spanjoll para se ai të shkarkohej nga drejtimi i kombëtares iberike.

“E kam mësuar lajmin në lidhje me nënshkrimin e Julen në dhomën e zhveshjes. Sergio më pati treguar më parë se ai kishte një shans që të merrte drejtimin e ekipit. Pastaj, trajneri na ka informuar vetë dhe na tha se ai donte t’a mbyllte këtë temë dhe të përqëndrohej te Botërori”- tha 26-vjeçari ndërsa më tej tregoi edhe një batutë të Jordi Albas, i cili kishte bërë me shokët e tij në kombëtare, pasi mësoi se Lopetegui do të jetë trajneri i madrilenëve.

“Uh sa do të vuani”- u ka thënë me shaka lojtarëve mbrojtësi i Barcelonës.

“Askush nuk u trondit, përkundrazi pas shakasë së Albës të gjithë qeshën”- tha ylli i Realit.

Përveç kësaj, Dani foli edhe për lëndimin që pësoi në finalen e Champions League në Kiev ndaj Liverpool.

“Kisha frikë se do të humbisja Botërorin. Por, doktorët pas testeve të bëra më qetësuan dhe më thanë që do të duhen më pak ditë për t’u rikuperuar. Pasta Julen më thirri dhe më tha të qetësohen dhe të pushoj. Nëse nuk do të arrija dot ndeshjen e parë, do të luaja të dytën”- përfundoi lojtari.

Spanja ka barazuar në ndeshjen e parë ndaj Portugalisë 3-3, të dytën e ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Iranit dhe të tretën e luan ndaj Marokut më 25 qershor. Ndërkohë deri më tani mban kreun në Grupin B.

Related posts

SOLLI AFRIKANËT E PARË NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Shikoni mesazhet prekëse për Kosta Grillon nga ish-lojtarët (FOTO)

Delo.autor

Valverde thyen rekordin e Guardiolas, tani synon atë të Enriques

Q.Autor

TRANSFERIMET NË MERKATO/ UEFA mbyll sytë për PSG-në, pse po shkelet “Fair Play”?

Delo.autor

Leave a Comment