Futboll Sport

Trajneri Pacult flet për titullin, ka një mesazh për Skënderbeun

Trajneri i Kukësit, Peter Pacult, vazhdon rrugëtimin pozitiv me skuadrën e tij. Ai mori fitoren e radhës, pavarësisht se kundërshtari ishte Lushnja. Në fund, çdo takim vlen 3 pikë dhe nuk ka rëndësi nëse i koleksionon me Lushnjen, apo korçarët. Ekipi i tij fitoi me polemika në sfidën e sotme, pavarësisht se mendon se ekipi i tij e meritoi fitoren.
Nuk ka diferenca me Lushnjen – “E shoh shumë ndryshe këtë gjë. Sidoqoftë mendoj se pjesën e parë bëmë ndeshje të mira. Kishim rastet tona, por nuk arritëm të shënonim më tepër me një gol, por pësuam. Kishim probleme me dëmtime dhe kartonë dhe duhej t’i zëvendësonim. E them se pjesën e parë luajtëm mirë, ndërsa pas barazimit e dinim se do të ishte luftë. Ekipi i Lushnjes nuk ka pretendime dhe të gjithë e dinim se do të ishte mjaft e vështirë, por e rëndësishme ishte që të merrnim 3 pikët”.
Përgatitjet 
– “Mendoj se është arti i trajnerit që të motivojë ekipin. Në opinion nisesh si ekip fitues kur luan Kukësi me Lushnjen. Ne duhej të fitonim ndeshjen, pasi çdo pikë është i rëndësishëm. I thashë lojtarëve që do të ishte e vështirë. E rëndësishme është që fituam 3 pikët”.
Titulli kampion? –
 “Jemi të kënaqur me fitoret sot. Do të shohim ndeshjet e tjerapër të marrë maksimumin”. 
Penalltia – “
Mendoj se një gjyqtar duhej të japë atë që sheh. Ne na janë mohuar dy penallti. Nuk e di nëse ishte kjo. Më shumë mërzitem te situata se si erdhën deri te porta jonë”. 

Related posts

TËRHOQI VËMENDJEN ME LINJAT E SAJ PERFEKTE/ Njihuni me të dashurën seksi të talentit Joao Felix (FOTO)

Delo.autor

FYERJE RACISTE NDAJ VINICIUS/ Jepet dënimi historik! Një vit burg për 5 tifozët e Vajadolidit

F.autor

LIGA E EUROPËS/ SHQIPTARËT TË PA FAT: Çelsi ruan serinë e fitoreve, Lacio humbje që…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment