Futboll Sport

Dënimi i Skënderbeut merr “dhenë”, mediat e huaja “kryqëzojnë” korçarët

CAS-i ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s për skuadrën e Skënderbeut, ku javën e kaluar raportoi se kjo nuk do të ndryshojë, duke e përjashtuar kështu skuadrën kampione nga garat europiane. Të paktën ky është një vendim parimor, sepse ai zyrtar ende nuk është deklaruar.

Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, jo vetëm për korçarët, por edhe për gjithë futbollin shqiptar. Megjithatë 10 vite nuk janë pak, sepse asnjë skuadër nuk është dënuar deri në këtë masë. Ky lajm ka bërë bujë edhe në mediat e huaja dhe një prej tyre është “LAË 360”, e cila shkruan mbi fatin e Skënderbeut.

Në artikull thuhet se CAS e ka refuzuar kështu kërkesën e 8 herë kmapiionëve të vendit, duke u përjashtuar për 10 vite Skënderbeun nga Europa, por në të njëjtën kohë pa harruar këtu edhe gjobën prej 1 milion euro.

Gjithçka do të bëhet e qartë në ditët në vijim, por një gjë është e sigurtë. “Ujqërit” në vitin e ardhshëm nuk do të jenë në Champions, sepse Kukësi ka nisur përgatitjet për në këtë kompeticion.

Related posts

LIVE/ Shqipëria nuk përmbys dot pas ndërprerjes, Polonia fiton dhe merr vendin e dytë në grup

Delo.autor

MILANI MBUSH ARKËN/ Klubi gjerman i jep kuqezinjve shumën e majme për talentin norvegjez

F.autor

SURPRIZË E BUKUR PËR GATTUSON/ Ribashkohet “Garda e Vjetër” tek stërvitja e Milanit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment