Futboll Sport

Yjet shqiptarë përballë pesë herë kampionëve të Botës

Shqiptarët do të kenë një arsye më shumë për tu mbërthyer pas ekranit të televizionit. Super ndeshja ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës do të zhvillohet sonte në orën 20:00. Pesë herë kampionët e botës janë favoritë për këtë ndeshje, por Nati nuk dorëzohet dhe kërkon të fillojë me fitore këtë Botëror

Brazili ka fituar më së shumti Kupën e Botës dhe është e vetmja Kombëtare që ka marrë pjesë në çdo Kampionat Botëror.

Faqja zyrtare e FIFA-s bën me dije se Zvicra do të hedhë në fushën e blertë që në nisje të sfidës katër futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili.

Ndeshja e parë sot do të jetë ndërmjet Kosta Rikës dhe Serbisë në orën 14:00, gjithashtu në kuadër të Grupit E, ndërsa Gjermania përballet me Meksikën në orën 17:00.

Formacionet e mundshme

Brazili: Alisson; Danilo, Thiago Silva, Miranda, Marcelo; Casemiro, Paulinho, Philippe Coutinho; Ëillian, Gabriel Jesus, Neymar.

Zvicra: Sommer; Lichtsteiner, Schaer, Akanji, Rodriguez; Behrami, Xhaka; Shaqiri, Xhemaili, Zuber; Seferoviq.

Related posts

Kroacia dhe Serbia së bashku ta organizojnë Kupën e Botës në një sport? Kandidatura po përgatitet!

Q.Autor

PAS FITORES NDAJ CARDIFF/ Rashford injoron Mourinhon: Ky është vetëm fillimi, ne do të…

Delo.autor

Ronaldo: Eliminimi është i tmerrshëm, por trajneri Tite të mos largohet

Isa.Autor

Leave a Comment