Futboll Seria A Sport

Dënimi për Milanin është vetëm një vit, UEFA bëri lëmsh gjithë Europën

Një vit jashtë kupave të Europës. Pa gjoba ose penalizime të tjera. Ky ësgtë vendimi i UEFA-s për Milanin. Verdikti doli dje rreth orës 17:00, sipas një formule jo edhe aq të qartë:  “Klubi është i përjashtuar nga pjesëmarrja në kupat e Europës sezonin e ardhshëm dhe për kualifikimin në dy sezonet e tjera. Kështu, klubi është i skualifikuar për edicionin 2018-19 ose për sezonin 2019-2020. Varet se në cilën prej tyre do të mund të hyjë në Europë”.

Një formule kurioze, por edhe shumë konfuze, sepse fillimiësht të jep përshtypjen se klubi ëhstë dënuar për dy vite, por në fakt nënkupton se nëse në njërin prej këtyre dy sezoneve Milani arrin të hyjë në Europë, nuk do të mund të luajë dot. Pra bëhet fjalë vetëm për terminologji burokratësh që në fakt tronditën më tepër se sa meritonin tifozët e Milanit.

Duke qenë se kuqeiznjtë e siguruan pjesëmarrjen në Europë që këtë edicion, pezullimi shlyet menjëherë. Rrjedhimisht vendin e Milanit e zë Atalanta e Berishës që shkon direkt në grupe dhe pas saj Fiorentina që do të nisë nga faza paraeliminatore.

Related posts

NIS EPOKA “ELIOT” / Vjen ndryshimi i parë, ja kush zgjidhet presidenti i ri i Milanit… (FOTO)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Shtohen problemet për Shehin, në ankth për titullarin. Ja gjendja tek “bardheblutë”…

Delo.autor

MOTO GP/ Një debutues siguron “pole position” në pistën e Losail, Rossi renditet i 21-ti

Delo.autor

Leave a Comment