Futboll Sport

Deputetja zviceriane shpërthen ndaj Xhakës e Shaqirit: Golat nuk ishin për Zvicrën

Golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit kanë bërë “lëmsh” një botë të tërë. Dy futbollistët me origjinë shqiptare i dhanë fitoren Zvicrës 2-1 përballë Serbisë, por kjo nuk është çështja. Ajo që ka vendosur në lëvizje mediat botërore dhe organet kopetente, pasi dy futbollistët vendosën ta festonin me shqoponjë golin e realizuar nga ballkanasve.

Kjo irritoi pa masë popullin serb, ndërkohë që Xhaka e Shaqiri nuk morën përkrahje as nga deputetja e Partisë Popullore në Zvicër. Natalie Rickli ka postuar 2 statuse në rrjetin e saj social, ku është shprehur mjaft e indinjuar rreth kësaj çështjeje.

“Super gol nga Xhaka. Çfarë po bënë ai për Kombëtaren tonë? Shqiponjën shqiptare”,-shkruajti fillimisht Rickli duke e shoqëruar postimin me një emoji me nerva.

Ndërkohë më pas, Rickli ka shkruar:

“Nuk mund të jem e lumtur me të vërtetë. Dy golat nuk janë shënuar për Zvicrën por për Kosovën. Nëse Përfaqësuesja e Kosovës fiton një ditë unë do të jem e lumtur për ju, por në Kampionatin Botëror ne jemi me Zvicrën”,-ka shkruar Rickli ndërsa tifozët i kanë kërkuar deputetes ta fshijë postimin duke mbrojtur Xhakën e Shaqirin.

Statuse këto që bien në kundërshtim me mendimin e shumicës së popullit Helvet që i kanë konsideruar dy yjet kosovarë si vlerë të kombëtares së tyre.

Related posts

Monaco i kishte vënë klauzolën më të lehtë në histori Mbappes – Tani francezi është lojtar i ri i ‘princave’

Q.Autor

HEDH POSHTË KRITIKAT/ Guardiola: Taktikat e mia funksionojnë gjithnjë, jam një…

Delo.autor

Kovacic kthehet në Serie A, te rivali i madh i Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment