Futboll Sport

Sfida kundër Nigerisë/ Ja çfarë dëshiron të rregulloj Maradona tek Argjentina

Situata në kampin e Argjentinës nuk është ndër më të mirat dhe këtë e ka kuptuar legjenda e kësaj përfaqësuese, Diego Armando Maradona.

Sipas “Bbc”, “El Pibe Del Oro” ka kërkuar nga federata argjentinase të ketë një takim me ekipin kombëtar përpara ndeshjes së fundit të grupit në Kupën e Botës.

Maradona ka kërkuar të bisedojë me lojtarët para ndeshjes së tyre të fundit kundër Nigerisë të martën, të cilën ata duhet ta fitojnë në mënyrë që të kenë ndonjë shpresë për t’u kualifikuar për raundet me eliminim direkt.

57-vjeçari fitoi trofeun e Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986 dhe është një idhull në kombëtaren “Albiceleste” dhe nga tifozët. Më parë, Maradona ka qënë dhe trajner i kombëtares së Argjentinës.

Related posts

“FAJI NUK I NGARKOHEJ…”/ Djali i Pirlos iu bën jehonë kritikave “sociale” ndaj Juventus dhe Allegri-t

Delo.autor

FITORE E RËNDËSISHME/ Të besuarit e Sarrit përmbysin Cardiffin dhe i afrohen vendit të katërt

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Chelsea mposht Tottenham dhe vazhdon ecurinë e përsosur pa humbje

Delo.autor

Leave a Comment