Futboll Sport

Deschamps paralajmëron Francën: Pogba nuk mund të bëjë gjithçka vetë

Didier Deschamps ka paralajmëruar skuadrën e tij të Francës se nuk mund të mbështetet në talentin e Paul Pogba, nëse do të shkojë larg në Kupën e Botës. Mesfushori i Manchester United kishte një sezon të dytë të vështirë në Premier League, duke parë marrëdhënien e tij të tensionuar me trajnerin Jose Mourinho. Ai u vërshëllye nga tifozët francezë gjatë një miqësoreje ndërkombëtare, kohët e fundit.

Pogba ishte emri kryesor për “Les Bleus” gjatë Kampionatit Europian 2016, ku Franca u mposht nga Portugalia në finale, por ka luftuar për të mbajtur ato nivele që nga largimi prej Juventusit.
Me Francën që synon lavdinë e Kupës së Botës 20 vite pasi një tjetër yll i mesfushës, Zinedine Zidane, e udhëhoqi kombin drejt suksesit, Pogba pritet të shkëlqejë në turneun e kësaj vere, por Deschamps thotë se ai ka kufijtë e tij.

“Paul Pogba mund të bëjë gjithçka, por ai nuk mund të bëjë gjithçka i vetëm, – ​​tha trajneri i Francës në një konferencë shtypi. – Performanca e tij kundër Italisë nuk ishte më e mira, kjo është e sigurt, por unë kam biseduar me të për këtë. Nuk ka asnjë problem”.

Franca do ta luajë ndeshjen e fundit “të ngrohjes” kundër SHBA sot, teksa Deschamps la të kuptohet se formacioni i fillimit në Lyon do të jetë i ngjashëm me atë që do të zgjedhë për hapjen e Kupës së Botës, me Australinë:

“Përbërja e ekipit kundër SHBA do të jetë afër asaj që do të fillojë Kupën e Botës, por jo domosdoshmërisht e njëjta. Konkurrenca është për të gjithë, zgjedhjet janë të vështira, por kjo ka të bëjë me të gjithë grupin. Çdo gjë po shkon mirë. Një ngarkesë e madhe pune u krye këtë javë, me seanca të dyfishta. Ne gjithmonë mund të bëjmë më mirë, por duhet, mbi të gjitha, të pengojmë kundërshtarin, duhet të përparojmë në efikasitet dhe në ofensivë ndaj tranzicionit mbrojtës. Lidhur me kalimin nga mbrojtja në sulm, ne jemi të mirë”.

Related posts

DHUNA GODET FUTBOLLIN ARGJENTINAS/ Arbitri përfundon pa ndjenja në spital (VIDEO)

Isa.Autor

PAS LARGIMIT TË MESSIT/ Ylli Manaj nuk thirret nga Koeman për miqësoren ndaj Juventus, ja shkaku…

Delo.autor

“BOMBA” E MERKATOS SË VERËS/ MesSi dhe Ronaldo në një ekip? Portugezi i ofrohet Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment