Futboll Sport

Florian Marku pas fitores: Serbi nuk ishte asgjë, do bëhem kampion i UFC

Një ndeshje spektakolare por që përfundoi më shpejt se një ëndërr, kështu mund të quhet dueli në MMA midis Florian Markut dhe kundërshtarit të tij Sladjan Dragisic, ku shqiptari e mbajti fjalën e dhënë përpara ndeshjes, pasi deklaroi se do ta mundte rivalin e tij me Knock Out.

Mjaftuan 101 sekonda që luftëtari kuq e zi të hedhë në tokë serbin, me këtë të fundit që nuk mundi të rezistojë më gjatë se kaq.

Bashkë me kupën, Florian Marku ngriti qindra tifozë në këmbë, të cilët kishin pushtuar Pallatin e Sportit Asllan Rusi për të pritur bashkëkombasin e tyre, për të cilin kjo ishte hera e parë që zhvillonte një duel në vendin e tij .

Në një intervistë për mikrofonin e Ora News, luftëtari kuq e zi foli pas ndeshjes për kundërshtarin sipas të cilit nuk ishte në të njëjtin nivel me të, si dhe për objektivat për të ardhmen.

Florian Marku:”Jam shumë i kënaqur, i lumtur. Shqiptarët më kanë pritur jashtë mase mirë. Stadiumi ka qenë plot. I falenderoj të gjithë por ky nuk ka qenë kundërshtar për mua. Unë dua tre si ky për tu përballur dhe për ta pasur problem. Por kundërshtarët nuk i zgjedh unë, por menaxheri im. Qëllimi im është të arrij në UFC dhe të bëhem kamipn UFC-je. Sa të fus këmbën aty brenda, asgjë nuk do të më ndalojë. Ja u premtoj të gjithëve që do të bëhem kampion sa të UFC. Falenderoj të gjithë shqiptarët.”

Kujtojmë se kjo ndeshje ishte e 6-ta për Markun, i cili deri më tani jo vetëm që nuk njeh asnjë humbje por ia ka dalë t’i mbyllë të gjitha duelet e tij me knock out, ashtu siç bëri edhe në përballjen e tij të fundit në Asllan Rusi.

Related posts

DUAN TRIPLETËN/ PJANIC zbulon GARËN TRESHE me DYBALËN dhe RONALDON

Isa.Autor

LIVE/ Kosta Rika barazon gjithçka në frymën e fundit përballë Zvicrës që kalon në fazën e 1/16

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Arsenal-Sheffield. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment