Futboll Seria A Sport

Roberto Mancini optimist/ Pas një viti edhe ne si Franca

“Në këto çaste Franca është superiore ndaj nesh në gjithçka, Franca është në një nivel tjetër. Por nëse vazhdojmë kështu pas një viti do të jemi edhe ne në nivelin e tyre. Për këtë jam i bindur”. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë Roberto Mancini pas ndeshjes së dytë nën drejtimin e Italisë.

Mancio e shpeh me optimizëm të ardhmen edhe pse në përballjen me “Gjelat” skuadra e tij tregoi disa pika të dobëta. “Këto humbje ndihmojnë për t’u rritur. Sigurisht që asnjëherë nuk të bëhet qejfi që humbet, por përgjatë ndeshjes pati disa momente në të cilat patëm raste për ta çuar rezultatin në 2-2. Natyrisht nuk duhet të shohim rezultatin pasi është e qartë që mes nesh dhe atyre diferencat janë. Kjo ndeshje ishte krejtësisht ndryshe nga ajo me Arabinë Saudite, por lojtarët u treguan të zotë. Mendoj se bëmë një paraqitje të mirë”.

Dhe në fund shton: “Pashë shumë personalitet mes futbollistëve dhe kjo është ndoshta pjesa më e rëndësishme e këtij takimi. Nëse vazhdojmë këtu edhe ne do të mund të tregojmë këtë nivel loje”.

Related posts

E MAJTË VRASTARE/ Mesfushori shqiptar shënon një tjetër gol në Kazakistan (VIDEO)

Delo.autor

GARETH BALE PRANON TË LARGOHET/ Zidane i jep mundësinë të përshëndetet me tifozët, ja dëshira e fundit

Delo.autor

PROBLEMATIK, POR OFERTAT NUK MUNGOJNË/ Ja skuadrat që duan të afrojnë sulmuesin Balotelli

Delo.autor

Leave a Comment