Futboll Seria A Sport

Dëshira e Paulo Dybalës: Riktheni shokun tim te Juventus…

Paul Pogba te Juventus? Sponsori është Paulo Dybala. Argjentinasi, nga pika e grumbullimit të “çelestëve”, ka dalë haptazi me një mesazh për Juventus: “Të dëgjosh që Paul mund të rikthehet është diçka që më lumturon, sepse ai është një nga shokët më të mirë që kam në futboll. Në këtë mënyrë do të heqim dorë nga telefonatat në distancë dhe do të kthehemi të luajmë së bashku. Do të stërvitemi çdo ditë me njëri-tjetrin dhe kjo është dëshira më e madhe që kam.”

“Joya” vazhdoi: “Me Paul kam mbajtur një marrëdhënie shumë të mirë, edhe pas largimit të tij për në Angli. Me të jam ndjerë shumë mirë brenda dhe jashtë fushës së lojës. Krijonim përshëndetje të reja dhe mënyra për të festuar golat. Me njëri-tjetrin ishim të lumtur si dy fëmijë. Pasi pamë një episod të “Dragon Ball Z” festuam duke bashkuar gishtat. Uroj të rikthehet te Juventus.”

Gjithsesi, bisedime të mirëfillta për rikthimin e Pogba në Torino nuk kanë nisur ende dhe për momentin gjithçka mbetet një ide e Agnelli dhe Marotta. Nuk do të jetë e lehtë ta marrësh nga Manchester United, sepse Mourinho ka ende besim te francezi.

Related posts

(FOTO) Njihuni me 3 kandidatët për postin e trajnerit të Italisë

Q.Autor

ËSHTË PARTNERJA E CR7/ Georgina në një rrëfim ndryshe: Dridhesha e tëra para Ronaldos…

Delo.autor

GIRONA-BARCELONA/ Katalanasit dyfishojnë shifrat, shënon Messi

Delo.autor

Leave a Comment