Futboll Seria A Sport

PRAPASKENAT/ Juventusi do Pogbanë, por gjithçka varet nga…

Pas një fillimsezoni me luhatje, Juventusi i Andrea Pirlos po vjen duke u konsoliduar javë pas jave. Por drejtuesit e kampionëve të Italisë duan t’i mundësojnë trajnerit një grup akoma më të fortë lojtarësh dhe të mbulojnë ato dobësi të shfaqura gjatë kësaj periudhe, e këtë duan ta bëjnë që në merkaton e janarit.

Si krerët e klubit torinez ashtu edhe tifozët kanë një ëndërr që quhet: Pol Pogba. Bardhezinjtë tashmë kanë nisur punën për rikthimin në skuadër të mesfushorit të Junajtidit. Dy klubet janë në kontakte, teksa Juventus shpreson që ta afrojë në merkaton e dimrit në huazim.

Por një rol të rëndësishëm në këtë tratativë ka Paulo Dibala, të cilin gjigantët italianë synojnë ta përdorin si këmbim.

Në këtë mënyrë “operacioni Pogba” do të bëhej edhe më i mundshëm në aspektin ekonomik, duke qenë se klubi do të kursente rrogën e argjentinasit për të mbuluar kostot e francezit. Kujtojmë që Dibala dy sezone më parë e refuzoi skuadrën angleze, gjë që solli edhe bllokimin e marrëveshjes për kalimin e Lukakut në Torino.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Barcelona-Chelsea. Rezultati 1-2

Delo.autor

JO VETËM FUTBOLL/ Njihuni me armën sekrete të yjeve të Premier League

Isa.Autor

Ylli gjerman e rinovon kontratën me Bayern Munich

Q.Autor

Leave a Comment