Futboll Sport

Dështimi i Italisë në Botëror mund të shmangej me vetëm 2 milionë euro

Suedia ka kaluar fazën e grupeve në Botërorin “Rusi 2018”, aty ku ndoshta sot do të ishte Italia në rast se “azzurrët” do të ishin kualifikuar. Ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Carlo Tavecchio, në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” rrëfen gabimin më të madh që ka bërë kur ishte në krye të Federatës. “E kam thënë që kur u hodh shorti që do të kishte qenë e vështirë për ne. Ndoshta po të kishte qenë Balotelli… Por trajneri Ventura nuk e mori, më tha se nuk e donte skuadra”, tha Tavecchio.

Kroacia e ndryshoi trajnerin para ndeshjeve të play off-it (mori Zlatko Dalic) dhe sot po shkëlqen në Botëror. Italia nuk e bëri këtë gjë, la në stol “gjyshin” Ventura dhe rezultati dihet: Italia jashtë Botërorit “Rusi 2018”, pasi trajneri bëri shumë gabime në zgjedhjen e lojtarëve.

Kishim investuar tek ai, madje edhe i shtymë kontratën. Ndoshta gabimi më i madh që u bë ishte që larguam Antonio Conte pas Europianit. Ai paguhej 4 milionë euro dhe kërkonte 6,5 milionë për të qëndruar. Nëse do t’ia kishim dhënë ato parà sot do të ishim në Botëror, kjo është sigurtë dhe ky dështim do të shmangej. Mendoj se do të ishte e drejtë t’ia jepnim Conte ato 2,5 milionë euro më shumë, pasi ato parà do t’i kishim nxjerrë me 3-4 miqësore”, tha Tavecchio.

Related posts

Gattuso: Cutrone duhet të fejohet dhe të bëjë dashuri!

Q.Autor

POSTERI GJIGAND PËR TEKNIKUN E ROMËS/ Mediat italiane: Tirana, super pritje për Mourinho

F.autor

Coman operohet me sukses, rrezikon Botërorin

Q.Autor

Leave a Comment