Moto GP Sport

Marc Marquez “fluturon” në Holandë, Rossi do të niset i treti

Ashtu siç edhe parashikohej kampioni në fuqi i botës, Marc Marquez nuk lejoi t’i shpëtonte nga duart pole-position i 47-të në karrierë në Moto Gp dhe me një xhiro perfekte në provat zyrtare arriti t’i linte të gjithë pilotët e tjerë pas shpatullave të tij në Çmimin e Madh të Holandës në cirkuitin e Assen. Spanjoll i Repsol Hondas i mbylli provat me kohën 1 minutë 32 sekonda e 792 të mijtat duke lënë pas për fare pak, britanikun Cal Crutchloë i cili gjithashtu do të niset nga radha e parë sëbashku me Marquez dhe Valentino Rossi.

Vetëm 59 të mijtat e sekondës më i ngadaltë se Marquez ishte Doktori i ndjekur nga Andrea Dovisoso që me 79 të mijtat e sekondit më pak se piloti i Hondas do të niset nga radha e dytë i ndjekur nga Alex Rins dhe Maverick Vinales. Diferenca shumë të vogla në pistën e Assen teksa këtë të dielë parashikohet një garë spektakolare dhe më shumë supriza. I 7-ti u rendit Aleix Espargaro me Aprilian e tij ndërsa i 9-ti Suzuki i Andrea Iannones.Edhe pse fitoi dy garat e fundit Jorge Lorenzo u pozicionua i 10-ti dhe piloti spanjol ka fare pak shanse për të bërë tris edhe pse kurrë mos thuaj kurrë, sidomos në MotoGp, ku parakalimet dhe të papriturat janë të shumta.

Vazhdon të zhgënjejë Daniel Pedrosa i cili në fund të këtij sezoni do t’i japë lamtumirën Hondës zyrtare. Spanjolli nuk arriti të kualifikohej në sesionin e dytë duke i mbyllur provat zyrtare që në sesionin e parë dhe do ta nisë garën nga vendi i 18-të.

Related posts

Ozil jashtë formacionit, ja si do luajë Gjermania në Rusi

Sadik.Autor

Modric: Ndaj Danimarkës duhet të kemi frikë nga ky lojtar

Isa.Autor

PAS 6 NDESHJEVE PA FITORE/ Të besuarit e Klopp mposhtin Chelsean dhe ngjitet në krye të Premier

Delo.autor

Leave a Comment