Futboll Sport

Diego Armando Maradona: Godin është më i fortë se Sergio Ramos!

Diego Armando Maradona protagonist në këtë Kampionat Botëror në “Rusi 2018”, jo më si trajner, por në cilësinë e komentatorit për kanalin televiziv “Telesur”, nuk i shmanget dot debateve, madje edhe kur nuk ka të bëjë me Argjentinën e tij. Pasi më parë preferoi të marrë anën e Higuain mbi Aguero, tani Maradona ka preferuar të injorojë mbrojtësin e Spanjës dhe kapitenin e Real Madrid, Sergio Ramos.

“Kur flitet për yje, dëgjova të thuhet një ditë më parë se Sergio Ramos është një yll. Nuk dua të debatoj, por më duhet të kundërshtoj. Jo, yll është Godin”, deklaroi “El Pibe d’or”, duke dashur të vlerësojë me superlativa mbrojtësin e Uruguai dhe të Atletico Madrid, pas atij starti pozitiv në Botëror. Një vlerësim që është dashur të shoqërohet me injorimin e Ramos.

Related posts

ATLETICO MADRID ME 5 “YJE”/ Fitore e thellë ndaj Valladollid

F.autor

Heynckes i kënaqur nga Bayern, gati për sfidën e kthimit në Champions

Q.Autor

LOJËRAT OLIMPIKE/ Kosova vazhdon të mbetet në top-10 vendet e para në “Tokyo 2020”

Delo.autor

Leave a Comment