Futboll La Liga Sport

CICINHO BËHET PISHMAN: Punë m*ti, ja si shpenzova 25.000 euro në dyqanin e Beckham

Ish-lojtari i Real Madridit, Cicinho, ka marrë pjesë në një “talk show” në Bolivi, duke folur për futbollin, por edhe disa histori interesante në lidhje me eksperiencën e tij te Real Madridi. Së pari, ai shpjegoi se lojtarët e Brazilit nuk e shohin më ekipin kombëtar si mundësi për të fituar tituj.

Ata e shohin atë si një derë për më shumë përfitime në karrierën e tyre, konkrtetisht në lubet e tyre përkatëse: “Tashmë, fanella e Brazilit nuk vishet për të fituar tituj, lojtarët mendojnë vetëm për statusin që iu jep kombëtarja, për mundësitë që iu hapen në karrierën e tyre në rang klubi”.

Cicinho shkoi edhe më tej, sepse iu kërkua të zgjidhte një lojtar nga pozicioni, mes të dyve:
Rogerio Ceni apo Iker Casillas? Për historinë, Rogerio, por Casillas është një portier fantastik.

Cicinho apo Míchel Salgado? “Më keni vënë të zgjedh veten time…”

Lugano apo Helguera? “Lugano”.

Fabao apo Sergio Ramos? “Sergio Ramos”.

Junior apo Roberto Carlos? “Unë zgjedh Roberto Carlos, por jam i sigurt se Junior do të bënte të njëjtën gjë”.

Mineiro apo Gravesen? “Nuk ka krahasim, Mineiro, edhe pse unë do të paguaja për të parë një dyluftim midis Gravesen dhe Lugano”.

Jozueu apo Guti? “Në këtë sistem, Jozueu”.

Souza apo Bekcham? “Bukuria është e ngjashme, por jam me Davidin”.

Danilo apo Zidane? “Po flasim për një zotëri të futbollit, i cili mund të luajë me qetësi. Zidane është më i miri”.

Amoroso apo Raul? “Nëse Raul do të kishte qëndruar te Real Madridi, do të kisha zgjedhur atë, por Amoroso erdhi në një kohë kur ekipi ishte formuar dhe mori përgjegjësinë. Pra, zgjedh Amoroso”.

Luizao apo Ronaldo? “Luizao më ndihmoi shumë në Sao Paulo, por po flasim për “Fenomenin”.

Së fundi, ai tregoi një histori që i ka ndodhur, kur ndante një dhomë zhveshjesh me lojtarin anglez, David Beckham: “Kam harxhuar 25.000 euro në dyqanin e Beckham. Isha vetëm një herë aty dhe nuk ka një eksperiencë të këndshme. Kam blerë tri gjëra; një këmishë, xhaketë dhe… E pyeta shitësen për faturën dhe ajo më tha: 25.000 euro. Menjëherë mendova: Punë m…ti. Do ta vesh xhaketën dy, ose tri herë”.

Related posts

JUVENTUS KËMBËNGUL/ Murinjo në kundërsulm: Doni Pogba? Më jepni mesfushorin tuaj

Isa.Autor

Bessa: Rikthimi te Interi? Për momentin mendoj për Veronën

Q.Autor

Skënderbeu kthehet i frikshëm, shkatërron Flamurtarin në Vlorë

Sadik.Autor

Leave a Comment