Futboll Sport

Diego Costa: Më kritikojnë edhe pse shënoj, replikoj me golat e mi

Diego Costa realizoi 2 gola në debutimin e Spanjës në botëror, në barazimin 3-3 ndaj Portugalisë, duke konfirmuar se do të jetë ai njeriu që do të udhëheqë iberikët në këtë event. Sulmuesi i Atltico Madrid kërkon që të ndryshojë imazh në këtë turne: “Ishte një ndeshje e bukur, e kishim fitoren në dorë dhe nuk e mbrojtëm dot atë. E meritonim fitoren, besuam tek ajo, e kontrolluam lojën, por në fund dolëm nga fusha vetëm me një pikë”, tha sulmuesi Dieco Costa.

“Jemi një familje, jeta do të vazhdojë dhe i kemi të gjitha mundësinë për të bërë mirë në këtë botëror. Mos e kritikoni De Gea për një gabim, pasi është një kampion. Në një familje të gjithë besojnë tek njëri-tjetri, mbështesin njëri-tjetrin, ndaj do të vazhdojmë kështu deri në fund. Ky është futbolli, duhet të heshtësh dhe të vazhdosh të punosh. Mua më kritikojnë, por unë replikoj me golat e mi. Po i përshtatem gjithnjë e më shumë ekipit”, u shpreh Diego Costa.

Related posts

A DO TË LARGOHESH NGA BARCELONA NËSE ZBARKON NEYMAR? Dembele jep këtë përgjigje

Delo.autor

Cristiano Ronaldo trazon “ujërat”, Juventus del me një deklaratë zyrtare

Isa.Autor

“VAJZAT E ARTA”/ Mrekullia e Kosovës në “Tokyo2020”, lënë pas 200 shtete, renditen në top 10-shen e parë

Delo.autor

Leave a Comment