Futboll Sport

Douglas Costa dhe Renato Augusto mungojnë për Brazilin

Brazili duhet të vazhdojë përgatitjet pa Douglas Costa dhe Renato Augusto. Të dy lojtarët nuk do të jenë në miqësoren e Selecao-s ndaj Kroacisë të dielën në Liverpool për shkak të dëmtimeve.

Ish-lojtari i Leverkusen Augusto, duhet të tërhiqej nga stërvitja ditën e mërkurë për shkak të një gjuri të fryrë. Ish-bavarezi Costa duhet të vazhdojë stërvitjen i veçuar pas dëmtimit në kofshë. Mbrojtësi i djathtë Fagner është riaftësuar plotësisht dhe është gati për Kroacinë. Edhe Neymar, i cili ka që prej shkurtit që nuk luan, thuhet se do të luajë disa minuta ndaj ballkanasve.

Selecao do të vazhdojë stërvitjen në Londër deri më 8 qershor. Më 10 qershor do të ketë një ndeshje tjetër miqësore në Vjenë ndaj Austrisë. Një javë më pas Brazili do të luajë ndeshjen e parë në Kupën e Botës ndaj Zvicrës.

Related posts

Ibra i tërheq vëmendjen Pogba-së: Luaj fort, ngjitu në nivelin e Messit dhe Ronaldos

Sadik.Autor

LA FUSHËN E LOJËS I DËMTUAR/ Ibrahimovic “sheh” derbin. Ylli suedez mund të jetë i gatshëm ndaj Interit

Delo.autor

JUVENTUS-CHELSEA/ Allegri pa asnjë qendërsulmues, Tuchel i beson bomberit Lukaku (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment