Futboll Seria A Sport

SHKËMBIM “KOKË MË KOKË”/ “Djajtë e Kuq” dhe Interi nisin bisedimet për dy sulmuesit

Merkatoja e verës mund të përjetojë një shkëmbim të jashtëzakonshëm mes dy prej sulmuesve më të mirë në botë të viteve të fundit. Bëhet fjalë për belgun Romelu Lukaku e argjentinasin Mauro Icardi. Të dy nuk po kalojnë momente të mira në skuadrat respektive këtë sezon, ndaj ndryshimi i ambientit mund t’u bëjë mirë në të ardhmen.

Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, është skuadra e Interit ajo që po këmbëngul më shumë për këtë shkëmbim. Beppe Marotta mendon se lojtarët kanë të njëjtën vlerë në merkato, ndaj është gati të ofrojë Icardi te Manchester United për të marrë Lukaku.

Icardi nuk po luan prej më shumë se 2 javësh, i është hequr shiriti i kapitenit dhe divorci me klubin zikaltër duket i pashmangshëm. Po ashtu, Lukaku nuk është më i paprekshëm tek United dhe me trajnerin e ri Solskjaer ka përfunduar shpesh në stol. Ndërkohë që, belgu nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur në Serinë A.

Ndaj shkëmbimi është plotësisht i realizueshëm, madje të dyja skuadrat mund të përfitojnë nga kjo lëvizje e sulmuesve. Tashmë pritet të mësohet nëse edhe te Manchester United janë dakord me këtë shkëmbim.

Related posts

DEBUTIM TEK ITALIA ME REKORD/ Rinia e dytë e “plakushit” Kaputo, e mund vetëm shoku që debutoi me Shqipërinë

Delo.autor

SKANDALOZE/ Schalke dhe POLICIA po investigon NGACMIMIN SEKSUAL në stadium

Isa.Autor

Goditja e parë në merkato, Barça arrin marrëveshjen për transferimin e mesfushorit brazilian

Q.Autor

Leave a Comment