Futboll Sport

E BUJSHME/ E kërkonin Partizani dhe Tirana, sulmuesi i Vllaznisë transferohet në SPANJË

Erald Çinari ishte një nga lojtarët që ishte nën “radarin” e dy klubeve të kryeqytetit në këtë merkato verore. Partizani kishte shfaqur interes për lojtarin që në janar, ndërsa drejtuesit e klubit të Tiranës e kishin kontaktuar sulmuesin e njohur për t’iu bashkuar bardhebluve. Megjithatë gjithçka mbeti në “vend numëro”, teksa nuk pati më asnjë zhvillim mes palëve.

Sot, vjen lajmi i bujshëm nga Shkodra, teksa mësohet se 21-vjeçari është pranë kalimit te Alaves në Spanjë. Newsport.al mëson se mbrëmë ka ardhur në zyrat e klubit të Vllaznisë faksi zyrtar, ku pasqyrohen detajet e kalimit të tij te Alaves.

Bëhet e ditur që klubi spanjoll ka paguar për të siguruar kartonin e sulmuesit të Vllaznisë. Të njëjtat burime tregojnë që ai me gjasë do të huazohet në Francë te skuadra e Soshos ose në Kroaci në Kategorinë Superiore. Kujtojmë që 21-vjeçari kishte kontratë deri në janar të vitit 2019-të me Vllazninë, ndaj drejtuesit e Alaves janë detyruar të blejnë kartonin e lojtarit.

 

Related posts

“VAR DO TË VENDOSET PËR TË GJITHË KATEGORINË SUPERIORE”/ Duka: Objektivi është të fillojmë…

Delo.autor

Marrëveshja e re, arbitra nga Finlanda në Kategorinë Superiore

Sadik.Autor

Zyrtare: Levante dëshpëron Sadikun, transferon sulmuesin e njohur italian

Q.Autor

Leave a Comment