Futboll Sport

“ATË QË BËRI RONALDINHO NUK DO E HARROJË KURRË”/ Messi kërkon 500 gola në La Liga (FOTO+VIDEO)

Lionel Messi kapi shifrën e 400 golave në La Liga me realizimin ndaj Eibarit tre ditë më parë. Për sulmuesin argjentinas kjo është një shifër që e gëzon edhe pse ai thekson se asnjëherë nuk ka qenë i fiksuar pas numrave.

“Jam krenar që kam arritur shifrën e 400 golave dhe shpresoj që do shënoj edhe më shumë. Nuk jam shumë i fokusuar tek numrat, preferoj të përqendrohem ditë pas dite. Më shumë se shënimin e golave, unë mendoj për një ndeshje ku ne duhet të shkojmë për të fituar 3 nga 3 pikët e mundshme për të luftuar për kampionat, turneu që shpërblen ekipin me ecuri më të rregullt. Përpiqem të ndihmoj skuadrën por jo vetëm me gola, gjithashtu me ndonjë ndihmë apo edhe pjesëmarrje në aksione kyçe”, tha fillimisht Messi në intervistën për El Mundo Deportivo.

Argjentinasi nuk pëlqen të flasë për golat e tij në veçanti, por pranon një fakt të vetëm, “goli i parë kundër Albcete dhe atë pasim nga Ronaldinho nuk do ta harroj kurrë”, ky ishte goli i tij i parë me fanellën e Barcelonës, që në debutimin e tij, teksa më parë arbitri i anuloi një gol për pozicion jashtë loje.

Sa i përket golave të tij më të bukur në karrierë, 31-vjeçari nuk bën diferenca, por realizimet ndaj skuadrave të forta si Atletico Madrid, Valencia apo Sevilla në “Camp Nou” apo në transfertë janë më të bukurit për të, teksa nuk përmend në asnjë moment golat kundër Real Madridit.

Në fund ai pranon se e rëndësishme është fitorja dhe për të gjitha sukseset e tij falënderon shokët e skuadrës, të cilët e kanë ndihmuar të arrijë këtë shifër dhe të marrë të gjithë ato trofe në karrierën e tij.

Related posts

Barcelona – Girona/ Ndeshje dramatike, shënohet goli i katërt (VIDEO)

Isa.Autor

REALIZOI GOLI NE SUKSESIT ME POLONINË/ Piatek: Hyra në fushë i motivuar, pasi…

Delo.autor

KOMPLIKOHET PISTA E HAALAND/ Bayern bën “pazar” në Londër, kërkon Rudiger

Delo.autor

Leave a Comment