Futboll Sport

E BUJSHME/ Kukësi pa “frena”, verilindorët tentojnë “ish”-in e Partizanit dhe lojtarin e Skënderbeut

Skuadra e Kukësit do të luajë këtë verë në eliminatoret e Champions League. Verilindorët kanë udhëtuar drejt Sllovenisë teksa po zhvillojnë fazën përgatitore. Ndërkohë drejtuesit po punojnë intensivisht për të përforcuar ekipin me elementë të tjerë cilësorë.

Trajneri Pacult dëshiron të ketë një skuadër solide ndaj për këtë po tentohen me ccdo kusht lojtarë që kanë spikatur në Superiore. Mësohet se verilindorët duan në ekip mesfushorin e Skënderbeut Bakari Nimagën dhe ish-sulmuesin e Partizanit, Realdo Fili.

Si nigeriani, ashtu edhe talenti fierak shihen si futbollistë të rëndësishëm për projektin e nisur nga drejtori Nexhipi. Pritet me interes se si do të mbyllen bisedimet mes palëve. Duhet theksuar se skuadra e Kukësit është më aktivja në këtë merkato verore.

Related posts

E BUJSHME/ “Dridhet” Interi, gjiganti europian “piketon” sulmuesin zikaltër si 9-ën e ardhshme në ekip

F.autor

TRIUMFUAN NË DERBIN E MADONINËS/ Milan merr revanshin edhe në rrjetet sociale: Në qytet ka vetëm një mbret…

Delo.autor

SFIDA NDAJ WATFORD/ Moment pauze për Brojën, trajneri i Southampton jep lajmin e keq

Delo.autor

Leave a Comment