Futboll Sport

NEYMAR MË I SHTRENJTË NË HISTORI? Një tjetër legjendë kushton 433 milionë euro

Neymar mund të jetë aktualisht futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pas transferimit nga Barcelona te PSG për shumën e €222 milionë, por nëse do të merrej parasysh inflacioni, në të vërtetë është Ronaldo Fenomeni ai që vijon të mbajë rekordin si transferimi më i kushtueshëm.

Një studim i realizuar nga “Play Ratings”, zbuloi se duke shtuar inflacionin dhe marrë në konsideratë ndryshimin monetary, transferimi i kushtueshëm i Ronaldo Fenomenit nga Barcelona te Inter, do të ishte më i shtrenjti, pasi do të përkthehej në tregun e sotshëm në plot €433 milionë.

Sipas të njëjtit studim, në vend të dytë renditet transferimi i Maradonës në 1984, që do të kushtonte sot në merkato €345 milionë. Transferimi i tretë më i shtrenjtë klasifikohet ai Platini i vitit 1982, që me valutën e sotme konvertohet në €334 milionë, ndërsa i katërti renditet ai i Van Basten në vitin 1987, që do të vlente sot €328 milionë.

Related posts

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN KROAT/ Mesfushori Çokaj në superformë, ndëshkon me kokë Slaven Belupo (VIDEO)

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Perez gati 150 milionë euro për kampionin e botës…

Delo.autor

Klubi shkodran ka një njoftim me rëndësi për futbollistët e vet

Sadik.Autor

Leave a Comment