Futboll Sport

E BUJSHME/ Nëse dështon me “Ekuban”, Partizani në sulm për lojtarin e Torinos

Edhe nëse Caleb Ekuban nuk i bashkohet Partizanit, “të kuqtë” po shqyrtojnë dhe rastin për të gjetur në Itali një tjetër sulmues afrikan me karakteristikat dhe profilin e italo-ganezit. Bëhet fjalë për senegalezin Abou Diop, për të cilën Torino e ka në pronësi. Futbollisti mund të pranojë propozimin e Partizanit duke parë që ditën e nesërme i skadon kontrata me ekipin torinez. Vlera e tij në merkato është 350 mijë €, një shifër që tregon rëndësinë e senegalizt 24-vjeçar për çdo skuadër që do të kërkonte shërbimet e tij.

Diop nuk është një fytyrë e panjohur për Partizanin pasi në merkaton e janarit, Torino ia ofroi Diop kryeqytetasve, që e larguan menjëherë pasi ishin në bisedime me tre ekipe të tjera italiane.

Nëse ai vjen në Tiranë ai do të bëhet sulmuesi i dytë pas Edgar Çanit. Në sezonin e fundit Diop shënoi 8 gola në 35 takime me Bassanion që konkuron në Serinë C italiane.

Related posts

MANCHESTER CITY E KËRKON ME NGULM// Presidenti i Tottenham i vendos çmimin stratosferike për Harry Kane

Delo.autor

Presidenti HALILI shpreson/ Trajneri i TIRANËS tregon supergolin e talentit bardheblu (VIDEO)

Isa.Autor

Neymar: Doja të përballesha me të në gjysmëfinale, por…

Sadik.Autor

Leave a Comment