Futboll Sport

Ibrahimoviç i kërkon Suedisë të ndjekë shembullin e tij dhe “të marrë përsipër botën”

Zlatan Ibrahimoviç thotë se është shumë i lumtur të shohë Suedinë në fazën e eliminimit direkt të Botërorit dhe po e mbështet kombëtaren e tij për të “marrë përsipër botën”, ashtu siç bëri dikur. Ibrahimoviç, 36 vjeç, u largua nga futbolli ndërkombëtar pas “Euro 2016”, duke shënuar 62 gola në 116 paraqitje për Suedinë.

Ka pasur sugjerime se sulmuesi mund të kthehej për Kupën e Botës 2018, por ai u anashkalua. Megjithatë, Suedia ka treguar pak shenja të mungesës së superstarit, kur ajo kryesoi Grupin F dhe arriti në 1/8 finale. Ibrahimoviç tha se ishte i kënaqur të shihte që kombi i tij të performonte aq mirë në skenën botërore.

“Unë e thashë edhe para Kupës së Botës se do të shkojnë larg dhe, ndoshta, do ta fitojnë atë, – pohoi sulmuesi i LA Galaxy. – Jam shumë i lumtur, krenar që jam suedez, me flamur suedez. E kam marrë vetë përsipër botën, tani është Suedia, që po e bën këtë”.

Suedia mori fitore ndaj Koresë së Jugut dhe Meksikës, ndërsa humbi me Gjermaninë në fazën e grupeve. Të besuarit e Janne Andersson do të përballen me Zvicrën në 1/8 finale, të martën.
Ibrahimoviç tha se Suedia ka treguar tashmë se do të jetë kundërshtar i ashpër për çdo ekip: “Kushdo që luan kundër Suedisë do të ketë një kohë të vështirë për sigurinë dhe mendoj se të gjithë e dinë. Djemtë e kanë treguar më së miri veten, do të vazhdojnë në këtë rrugë.

Ndaj Zvicrës është një lojë e vështirë, është një përplasje europiane, prandaj të shohim. Suedia luajti kundër dy ekipeve joeuropiane dhe i mundi. Ne humbën vetëm kundër Gjermanisë, që është europiane, por mendoj se nuk ka rëndësi këtu. Suedia do të bëjnë mirë dhe ne të gjithë e mbështesim”.

Related posts

Shpërblime e dieta për sportistët dhe trajnerët, qeveria “hap thesin”, ja sa do përfitojnë (Kategoritë)

Isa.Autor

“PORTIERI I TIJ DHA 69 PASIME”/ Trajneri spanjoll shfryn ndaj De Jong

Delo.autor

E KËRKON INTERI/ Gomez drejt kalimit te rivalët e zikaltërve në Serinë A. Nesër nisin negociatat me…

Delo.autor

Leave a Comment