Futboll Sport

E bujshme! Partizani e “SHPËRFILLI”, tani e do River Plate për 350 mijë Euro

River Plate kërkon të përforcohet dhe i ka hedhur sytë nga Deportes Tolima, klubi kampion në Kolumbi. Emri i lojtarit që argjentinasit duan është ai i Carlos Robles. Edhe në Shqipëri është i njohur, më saktë kur nis të gërmosh për të, pasi nuk është se ka shkëlqyer. Verën e vitit 2015 erdhi në vendin tonë me ndërmjetësimin e Ivan Ramiro Cordoba, por luajti vetëm në pesë ndeshje në qendër të mesfushës. Me përfundimin e pjesës së parë të sezonit ai gjeti marrëveshjen për të ndërprerë kontartën dhe më pas u largua drejt Kolumbisë, ku fillimisht luajti me Atletico Hulia.

Kur u largua nga Partizani nuk është se pati ndonjë që doli kundër, por sot të gjithë mund të thonë se ishte një dështim i klubit, pasi nuk i besoi mesfushorit, që sot është 16 vjeç. Gjithsesi raste të tilla ka plot në botë. Tanimë Marcelo Gallardo e do te River Plate, që është gati të paguajë shumën e 350 mijë eurove, për të zëvendësuar uruguaianin Marcelo Saraçhi, i cili do të transferohet në Bundesliga, ku do të veshë fanellën e RB Leipzig.

Carlos Julio Robles Rocha ishte një lojtar kyç për trajnerin Alberto Gamero tek Deportes Tolima. Mesfushori, i cili mund të luajë në qendër të mesfushës, por edhe në të majtë, por edhe si qendërmbrojtës, i ka tërhequr argjentinasit, që tanimë duhet të gjejnë marrëveshjen për ta pasur në ekip. Ish-mesfushori i Partizani është aktivizuiar në 13 ndeshje si titullar me skuadrën e tij në Kolumbi, ndërkohë që ka arritur të realizojë edhe një gol.

Related posts

Fernando, braziliani që po kërkohet nga ekipet prestigjoze angleze

Sadik.Autor

Arsenali, 31 milionë euro për Christian Pavon të Boca Juniors

Q.Autor

ZBULON IDHULLIN E DIKURSHËM/ Coman: Unë, Riberi i ardhshëm? Jo, jam vetvetja

Delo.autor

Leave a Comment